Home / Lajme / Maqedoni / Nimic:Palët negociatore janë fokusuar në çështjen e emrit

Nimic:Palët negociatore janë fokusuar në çështjen e emrit

14 gusht – Ndërmjetësi i OKB-së, Metju Nimic deklaroi se në takimet me palët negociatore greke dhe maqedonas në Nju Jork bisedimet janë fokusuar vetëm në çështjen e zgjidhjes së kontestit të emrit.
“Tema qendrore ka qenë emri, edhe pse shumë çështje midis Greqisë dhe Maqedonisë janë të lidhura me këtë çështje”, deklaroi Nimic.
Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski një ditë para fillimit të negociatave në Nju Jork kërkoi nga ndërmjetësi Nimic dhe sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun që në bisedimet e reja të negociohet edhe për njohjen e Kishës Ortodokse Maqedonase dhe për ndrrimin e emrit të Aeroportit të Selanikut “Maqedonia”.
Sipas tij, dy vendet janë dakorduar që çështja bazë për të cilën duhet të bisedohet është gjetja e zgjidhjes për emrin e Maqedonisë.

“Ka shumë çështje të hapura midis dy vendeve, disa janë afatgjate, disa afatshkurtëra, por shumë janë të lidhura me emrin. Mandati im është problemi i emri.Ekzistojnë edhe çështje të tjera por zgjidhja kryesore është problemi i emri, ndërsa kjo do të ishte edhe një rrugë e hapur për zgjidhjen e kontesteve të tjera”, deklaroi ndërmjetësi i OKB-së, Metju Nimic.
Emisar i Kombeve të Bashkuara që po ndërmjetëson për gjetjen e një zgjidhje për emrin po zhvillon takime më Nju Jork me delegacionin negociator të Maqedonisë dhe të Greqisë.
Nimic javën tjetër do të vizitojë Shkupin me ftesë të Qeverisë të Maqedonisë, ku siç bëhet e ditur do të shqyrtohet mundësia se a mund të arrihet progres për zgjidhjen e kontestit të emrit deri në muajin shtator.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *