Home / Lajme / Maqedoni / Policia pengon 16 vjecaren të vetëvritet

Policia pengon 16 vjecaren të vetëvritet

Tetovë, 16 gusht-Një 16 vjecare është parë dje rreth orës 3 e 50 minuta është vërejtur në urën në afërsi të Xhamisë së larme në Tetovë, duke qëndruar e gatshme për të kërcyer në Lum.Pasi është vërejtur nga ana e Policisë të cilët kanë reaguar dhe e kanë penguar qëllimin e saj që të kërcejë në Lum.Pas identifikimit të saj, është vërtetuar se e mitura në këmbën e majtë ka qenë e lidhur me zinxhir të gjatë 1 metër, të cilin prindërit e saj ja kanë vënë që të mos dalë nga shtëpia, pasi që me herët e njejta shpesh ka dalë dhe është ktheyr me vonesë në shtëpi.SPB-ja e Tetovës punon në zbradhjen e plotë të këtij rasti, dhe ndaj prindërve do të inicojë fletë padi adekuate për dhunë familjare dhe privim joligjor nga liria të fëmijës së tyre.Sektori për punë të Brendëshme në Tetovë, njofton se 35 vjecari H.L nga Tetova dje rreth orës 16, para parkingut të në ndërtesën 145 në Tetovë, ka prishur rendin dhe qetësinë publike me pistoletë të tipit EKOL KOMPAKT, e kalibrit 9 milimetër.Në një aheng familjar ai ka shtënë në ajër, dhe pak kohë më vonë ai është gjetur dhe I është marrë pistoleta, njofton sektori për punë të brendëshme në Tetovë.

Dje rreth orës 15 e 30 minuta, ka shpërthyer zjarr në atarin e fshatit Dobrosht saktësisht në vendin e quajtur Krahisht.Stuhia e zjarrit për një kohë të shkurtë ka përfshirë dy mijë metra katrorë kullsoë të thatë, pronë e 47 vjecarit I.G nga ky fshat.Me intervenim të zjarrëfikësve të Tetovës dhe banorëve vendor zjarri është lokalizuar shpejt, ndërsa dëmi llogaritet rreth 10 mijë denarë.Zjarri dje ka përfshirë edhe katër mijë metra katrorë rreh orës 17, atarin e fshatit leshkë.Është djegur kullosë e thatë dhe është shkaktuar dëm I madh material, njofton policia e Tetovës.Pas intervenimit të zjarrëfiëksve edhe ky zjarr është shuar.35 vjecari R.B nga Gostivari, dje rreth orës 17 ka njoftuar policinë se nga një plumb I pakontrolluar është dëmtuar vetura e tipit Mazda e cila ka qenë e parkuar në rrugën Braqa Gjinovski në Gostivar . Gjatë gërmimit në një oborr të një shtëpie në fshatin Banjani është gjetur mjet shpërthyes i paaktivizuar.Rasti është denoncuar në stacionin policor “Mirkovci” dhe në Drejtorinë për mbrojtje dhe shpëtim, përfaqësuesit e së cilës në mënyrë të sigurtë e kanë larguar, informon Qendra për menaxhim me kriza. .

Gjithashtu lexo

Kuvendi duhet të votojë për shkarkim të Zvërlevskit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet të mbajë vazhdime të tre seancave midis të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *