Home / Lajme / Maqedoni / Policia zbulon rrënjë kanabis në Haraçinë të Shkupit

Policia zbulon rrënjë kanabis në Haraçinë të Shkupit

16 gusht – Ministria e Brendshme e Maqedonisë zbulon rrënjë të mbjellura kanabis në afërsi të fshatit Haraçinë të Shkupit.
Siç bëhet e ditur, rreth 363 rrënjë ishin mbjedhur në lokacionin e quajtur kodra e Haraçinës, mirëpo deri tani organet e rendit nuk kanë arritur të zbulojnë autorët dhe mbikqyrësit e këtyre rrënjëve të mbjedhura të drogës.

“Ministria e Brendshme pas informacioneve të siguruara ka arritur të zbulojë lokacionin ku ishin mbjedhur rrënjët kanabis, ndërsa gjatë kohës së hetimeve dhe kontrollit nuk janë zbuluar autorët që kanë mbikqyrur dhe kontrolluar këtë vend. Pas gjitha hetimeve, organet e specializuara të Ministrisë së Brendshme kanë prerë dhe djegur rrënjët e mbjedhura të llojit “Canabis Sativa”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme, e cila paralajmëroi se ka ndërmarrë të gjitha masat për gjetjen e autorëve.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *