Home / Lajme / Maqedoni / Presidenti dhe kryeparlamentari në takim

Presidenti dhe kryeparlamentari në takim

14 gusht – Presidenti i shtetit dhe kryeparlamentari do të takohen sot për të biseduar dallimet në qëndrime, lidhur me disa ligje të cilët u rimiratuan me urgjencë dhe pa praninë e opozitës.
Sipas burimeve nga presidenca njoftohet se takimi do të mbahet sot në ora 14:00 në kabinetin e presidentit të Maqedonisë.
Takimi i cili u inicua nga kryeparlamentari, Trajko Veljanovski ka për qëllim gjetjen e zgjidhjes për krizën që ka përfshirë këto dy institucione për shkak të interpretimeve të ndryshme të kushtetutës.
Sipas presidentit, Ligjet për lobim, për marrëdhënie pune, për eksproprim, avokaturë dhe Ligjin për energjetikë nuk do të firmosen, shkaku se janë rimiratuan në kundërshtim me procedurat ligjore, gjegjësishtë pa njoftimin paraprak të presidentit.

Lidhur rimiratimin e këtyre ligjeve në Parlament, presidenti Cërvenkovski vlerëson se bëhet fjalë për shkelje të rëndë të normave kushtetuese dhe ligjore, sepse siç thuhet një procedurë e tillë është e mundshme pas njoftimit me shkrim nga ana e Presidentit të shtetit në adresë të presidentit të Parlamentit, një procedurë që nuk është respektuar nga maxhoranca.
Ndërkaq, nga ana tjetëer, kryeparlamentari Veljanovski theskon se rimiratimi i ligjeve është bërë konform rregullave ligjore dhe kushtetuese.
Ai shprehet i bindur se në takimin e sotëm, mbi bazën e fakteve, do të gjendet një zgjidhje adekuate për të tejkaluar këtë situatë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *