Home / Lajme / Maqedoni / Programi I Tv Kohës 24 orë në internet

Programi I Tv Kohës 24 orë në internet

Tetovë 13 gusht-Duke ndjekur trendet e zhvillimeve teknologjike prej më 9 gusht, Televizioni Koha mund të shihet në krejt rruzullin tokësor përmes rrjetit të interentit.Programi I cili emetohet 24 orë nga Televizioni Koha, mund të ndiqet në ueb faqen www.tvkoha.tv, me kualitet të lartë. Projekti I ndjekjes së programit në inertnet është realizuar në bashkëpunim me radio televizionin Sharri në Oslo të Norvegjisë kurse serverat janë të firmës “Telenor” nga Norvegjia, prej ku sinjali I Tv Kohës, distribuohet në krejt botën, thotë Iljaz Rahmani, përfaqësues I radio televizionit Sharri.Dilaver Jonuzi ëeb master I transmetimeve shpjegon se si mund shikohet televizioni koha përmes interenetit.

Në të njetën faqe mund të informohen për lajmet më të reja nga rajoni I Pollogut, lajmet nga Maqedonia, Rajoni dhe Bota.Përfitimet në këtë drejtim sipas pronarit të Tv Kohës Mevaip Abdiu, përveç rritjes së shikueshmërisë do të rritet edhe efekti I ndërmarrjeve të cilët reklamohen në Televizionin Koha Transmetimi I programit të Tv Kohës në internet vjen si rezultat I kërkesës së madhe nga ana e bashkëatdhetarëve tanë që jetojnë në shtetet të ndryshme të Evropës dhe mbarë botës, të cilët ishin në vendlindje gjatë verës.Të njejtit gjatë qëndrimit në vendlindje kanë qenë të kënaqur nga programi I cili transmetohet në Tv koha dhe ata kanë shpreh dëshirë që këtë program ta përcjellin edhe në vendet e tyre ku jetojnë dhe veprojnë.Poashtu risi nga Televizioni Koha është se pas një ndërprerje të shkurtës do të rifillojë ritransmetimi në rrjetet kabllovike në SHBA dhe Kanada.

Gjithashtu lexo

S’ka ndalesë për qarkullim në Simnicë, banorët frikësohen nga epidemitë

Nuk ka ndalesë për lëvizje e as masa të përkujdesit drejt fshatit Simnicë të Gostivarit, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *