Home / Lajme / Maqedoni / Qeveria dhe presidenti në përplasje të re

Qeveria dhe presidenti në përplasje të re

Maqedoni, 30 gusht – Në Maqedonia sërish janë rritur tensionet politike mes kryeministrit, Nikolla Gruevski dhe presidentit të shtetit, Branko Cërvenkovski.
Partia VMRO-DPMNE e cila udhëhiqet nga kryeministri, të premten kërkoi nga presidenti i shtetit përgjigje precize dhe të detajuar për qëndrimin e tij lidhur me çështjen e emrit.
Kjo parti sërish insiston që Cërvenkovski të tregoj se cili është plani i tij konkret për zgjidhjen e kontestit mes Greqisë dhe Maqedonisë.
Edhe kyeministri Nikolla Gruevski ditë më parë i bëri thirrje presidentit që të dal para opinionit vendor dhe të thotë se çka duhet të bëjë Maqedonia lidhur me emrin.
Këto kërkesa erdhën si reagim ndaj akuzave të presidentit maqedonas të bëra në adresë të Gruevskit se me mos zgjidhjen e emrit po pengon perspektivën evropiane të Maqedonisë.
Kabineti i kryetarit të shtetit reagoi menjëher lidhur me këtë kërkes të partisë qeveritare në pushtet duke i quajtur të paditur dhe të papërgjeshëm.

“Presidenti i Maqedonisë, Branko Cërvenkovski është i befasuar nga padituria dhe papërgjegjësia që demonstron partia qeveritare dhe udhëheqësia e saj për një çështje kaq të rëndësishme për vendin. Edhe pse është i nevojshëm një debat publik me të cilin do të mësohen dhe edukohen personat udhëheqës të kësaj partie në fushën e politikës së jashtme, presidenti do të përmbahet nga komentet e mëtutjeshme, sepse vlerëson se mund t’i dëmtoj interesat e Maqedonisë”, thuhet në reagimin e kabinetit të presidentit.
Kabineti i presidentit në komunikatën për media thekson se, “normalishtë kryeminstri, është dashur ta kuptoj qëndrimin e presidentit gjatë periudhës dy vjeçare të negociatave që po zhvillohen me ndërmjetësin Nimic.
“Tash e dy vite Nikolla Gruevski është kryeministër i Qeverisë së Maqedonisë dhe aktivishtë merrë pjesë në të gjitha bisedat të cilat i zhvillojmë me ndërmjetësin, Metju Nimic. Nëse gjatë kësaj periudhe nuk e ka kuptuar se cila është esenca e negociatave, atëherë, ai dhe partia e tij këtë nuk munden ta kuptojnë nga një deklaratë apo komunikatë për media, thuhet në komunikatë.

Gjithashtu lexo

Paraqiten si zyrtarë policor, rrahin dhe plaçkisin të riun nga Shkupi

Mbrëmë rreth orës 21:30 në rrugën “Përzhino” në Shkup, tre persona të panjohur e kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *