Home / Lajme / Maqedoni / Rajs shpreson në zgjidhje të shpejt për emrin

Rajs shpreson në zgjidhje të shpejt për emrin

14 gusht – Kontesti rreth emrit nuk duhet të jetë pengesë për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, tha Sekretarja amerikane e Shtetit, Kondoliza Rajs në konferencës e djeshme kushtuar situatës në Gjeorgji.
“Qëndrimi jonë është që Maqedonia duhet të anëtarësohet në NATO. Shpresat janë që konstesti rreth emrit, tash do të mund të zgjidhet më shpejtë. Bisedova me kolegët e mij grek, si dhe maqedonas. Kjo është diçka që nuk duhet ta pengoj anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, dhe në këtë drejtim jemi duke punuar”, tha Rajs. Rajs u shpreh se në Evropën Qendrore dhe Lindore, vendet si Cekia, Hungaria, Polonia, vendet baltike, pastaj Shqipëria, Maqedonia, Kroacia dhe të tjera tashmë kanë përfunduar ose përfundojnë tranzicionin drejt institucioneve transatlantike.
“Kjo do t’i ndihmoj jo vetëm t’i zgjidhin dallimet, por edhe të kenë arsyje dhe motivë për realizimin e reformave të brendshme për demokratizimin e mëtutjeshëm”, shtoi Rajs

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *