Home / Lajme / Maqedoni / Rushiti:Gruevskit i pengoi PDSH-ja gjatë qeverisjes

Rushiti:Gruevskit i pengoi PDSH-ja gjatë qeverisjes

17 gusht – Anëtari i kryesisë së PDSH-së dhe ish-ministri i Arsimit, Sulejman Rushiti në një intervistë për gazetën shqiptare “Panorama” theksoi se kryeministri aktual Nikolla Gruevski kishte planifikuar skenarin e largimit të PDSH-së nga qeverisja në Maqedoni.
“Partneri ynë Gruevski tashmë ende në pushtet, dëshironte të evitonte një problem të brendshëm që i kishte dalë me linjën e partisë sonë. Pasi në 20 muaj qeverisje ministrat shqiptarë, të zgjedhur nga partia jonë, PDSH-ja, e kishin drejtuar buxhetin në masën 70 për qind në adresë të shqiptarëve. Qëllimi ishte krejt fisnik, që të tentohej barazimi, pasi kjo pjesë e popullsisë ishte lënë në hije për vite me radhë”, thekson ish-ministri Rushiti. Sipas tij, pakënaqësitë e politikanëve sllavë në pushtet kulmuan me aleanca të fshehta me partinë e Ali Ahmetit me qëllim rrëzimin e PDSH-së.

“Lojë e fortë dhe e rrezikshme në dëmin tonë ishte edhe konflikti në Brodec. Pra ne ishim në pushtet, policia natyrshëm që do të godiste, ashtu si ndodh në të gjitha shtetet që synojnë civilizimin, për të siguruar rend, dhe pasoja pikësëpari do na shkarkohej neve, PDSH-së apo politikanëve shqiptarë të Maqedonisë në pushtet”, thekson deputeti aktual i PDSH-së.
Ai shprehur kritikat e tij edhe lidhur me project-ligjin e miratuar për zyrtarizimin e gjuhës shqipe në Maqedoni. Ish-ministri i Arsimit thekson për “Panorama” se PDSH-ja ka vendosur të kthehet në parlament dhe të kërkojë me forcë një projektligj, që të definojë gjuhën shqipe si gjuhë të dytë zyrtare në çdo ambient, jo vetëm në Parlament, me qëllim për të respektuar Marrëveshjen e Ohrit.

Gjithashtu lexo

Maqedoni, asnjë prioritet për librat që ofendojnë shqiptarët

Sensibilizimi i çështjes që ka të bëjë me përmbajtjet fyese dhe të pavërtetave historike nëpër …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *