Home / Lajme / Rajon / Shqipëri, dy atentate – tre të plagosur

Shqipëri, dy atentate – tre të plagosur

17 gusht – Një atentat me armë ka ndodhur në qendër të qytetit të Elbasanit të shtunën në mbrëmje. Një 44 vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë pasi është qëlluar me armë zjarri.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21 e 30 minuta, kur 44 vjeçari Artur Bajrami është qëlluar me armë zjarri nga një person që me pas është identifikuar si Arben Farka. Menjëherë i plagosuri është transportuar në spitalin e qytetit ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Ndërkohë një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Shkodrës ku dy persona janë qëlluar me armë zjarri nga një person i armatosur ku më pas është larguar në drejtim të paditur.
Dy personat janë plagosur rëndë dhe ndodhen aktualisht në spitalin rajonal të Shkodrës.

Mësohet se atentati ka ndodhur ne lagjen Dergud të qytetit te Shkodrës, viktimat janë Nail Gresda 48 vjeç,Artur Kola 36 vjeç të cilët janë plagosur me armë zjarri dhe momentalisht ndodhen në spital. Autori i vrasjes i ka dalë përpara me biçikletë dy shtetasve duke i qëlluar dhe është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Të plagosurit janë në gjendje kritike për jetën, policia bën të ditur se ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje ajo është nën hetim për zbardhjen e saj dhe identifikimin e autorit.

Gjithashtu lexo

Vrasja e të riut shqiptar, publikohen pamjet e kapjes së dy autorëve nëpër ferra (Video)

Policia shqiptare ka publikuar pamje të operacionit për kapjen e autorëve të vrasjes së të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *