Home / Lajme / Maqedoni / Sllaveski pret rritje ekonomike në vend

Sllaveski pret rritje ekonomike në vend

17 gusht – Deri në fund të vitit pritet që rritja e Bruto prodhimit vendor ta tejkalojë shkallën e projektuar me FMN-në dhe ajo sipas vlerësimeve të Qeverisë të jetë mbi gjashtë për qind.
Këto komente i bëri të shtunën ministri i Financave, Trajko Sllaveski, lidhur me rritjen ekonomike në vend dhe vlerësimet e ndryshme të FMN-së.
Sipas tij, është për t’u përshëndetur fakti që në muajt e kaluar ka pasur rënie të inflacionit në vend.
“Inflacioni në qershor në vend ka rënë për një për qind, e çka është më interesante në SHBA për shembull, ky është rritur për një për qind. Katër muajt e fundit kemi shkallë shumë të ulëta mujore. Rritja kumulative arrin 3,2 për qind, që do të thotë se sipas tempit aktual të rritjes së çmimeve, është reale të pritet se inflacioni deri në fund të vitit do të jetë në kuadër të 5,5 deri gjashtë për qind të projektuara”, tha Sllavevski
Ai shtoi se momentalisht në buxhetin shtetëror ka suficit, respektivisht më shumë të hyra sesa të dala.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *