Home / Lajme / Maqedoni / Sulmohen dy pjestarë të njësisë speciale në Tetovë

Sulmohen dy pjestarë të njësisë speciale në Tetovë

17 gusht – Dy pjestarë të njësisë speciale të Ministrisë së Brendshme janë rrahur mbrëmë nga një person në diskotekën “Roksi” në Tetovë.
Sipas ministrisë, ngjarja ka ndodhur pas mesnate në diskotekën “Roksi”, me ç`rast B.N(31)nga Tetovë, nën ndikimin e alkoolit pa asnjë arsye ka fyer fillimisht dhe më pas i ka sulmuar fizikisht duke i goditur në kokë dy pjestarët e njësisë speciale, të cilët janë në moshë prej 26-27 vjeç. Dy personat e sulmuar nga fshati Bërvenicë nuk ka qenë në detyrë zyrtare në momentin që ishin sulmuar. Policia e Tetovës ka arrestuar sulmuesin dhe ndaj tyre është ngritur aktpadi penale

Gjithashtu lexo

Maqedoni, asnjë prioritet për librat që ofendojnë shqiptarët

Sensibilizimi i çështjes që ka të bëjë me përmbajtjet fyese dhe të pavërtetave historike nëpër …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *