Home / Lajme / Maqedoni / Ushtarët maqedonas përdornin hashish në Afganistan

Ushtarët maqedonas përdornin hashish në Afganistan

9 gusht – Tre ushtarë maqedonas që janë pjesë e misionit ndërkombëtarë ushtarak ISAF në Afganistan do të deportohen në vend për shkak të përdorimit të drogës të llojit hashish.
Lajmi bëhet i ditur nga gazeta Veçer, e cila bën të ditur se tre ushtarët në bazën ushtarake në Kabul në fillim ishin vënë në kontrolle mjekësore për përdorim të alkoolit, por më pas kontrollet e hollësishme kanë nxjerrur rezultatet se ata ishin edhe përdorues të drogës të llojit hashish. Ata ishin zbuluar nga forcat amerikane në kuadër të këtij misioni ushtarak ndërkombëtarë ISAF në Afganistan. Ndaj tyre janë ndërmarrë masa sanksionuese nga komisione disciplinuese ushtarake, ndërsa është urdhëruar edhe deportimi i tyre në Maqedoni. Shtabi i përgjithshëm i Armatës së Maqedonisë ka përgënjeshtruar një lajm të tillë, por duke mos dhënë hollësi për rastin dhe duke kërkuar spjegime plotësuese nga Ministria e Mbrojtjes.

Pjestarët e Ushtrisë së Maqedonisë janë pjesëmarrës në misionin ndërkombëtare ISAF të NATO-s në Afganistan që nga vitit 2002. Rreth 127 ushtarë të këmbësorisë, 3 oficerë dhe 4 pjestarë të shërbimit mjekësor veprojnë në kuadër të trupave amerikane në zonën e Kabulit.

Gjithashtu lexo

S’ka ndalesë për qarkullim në Simnicë, banorët frikësohen nga epidemitë

Nuk ka ndalesë për lëvizje e as masa të përkujdesit drejt fshatit Simnicë të Gostivarit, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *