Home / Lajme / Maqedoni / USM kërkon debat për Ligjin për marrëdhënie pune

USM kërkon debat për Ligjin për marrëdhënie pune

16 gusht – Unioni i Sindikatave të Maqedonisë (USM) përmes një letre drejtuar presidentit të shtetit dhe kryeparlamentarit, kërkonë debat publik për ndryshimet e parapara të ligjit për marrëdhënie pune.
Në letër thuhet se para se të miratohet Ligji për marrdhënie pune duhet të organizohet debat në të cilin do të merr pjesë edhe USM-ja.
“Ju lusim në pajtim me kompetencat Tuaja që të insistoni në pajtim me procedurën e sjelljes së ligjit, të ketë debat publik në të cilin do të marrë pjesë edhe USM-ja, ndërsa për të njëjtën temë të debatojë edhe këshilli ekonomik-social, e më pas ligji të shkojë në procedurë kuvendore”, thuhet në letrën dërguar Cërvenkovskit.

Kërkesë të njëjtë përmban edhe letra e dërguar deri te Velanovski, në të cilën prej tij kërkohet që në tërësi ta zbatojë rregulloren dhe të mundësojë debat publik për ligjin e lartpërmendur, para se ai të vendoset në procedurë parlamentare.
Unioni i Sindikatave të Maqedonisë u kërcënua me grevë nëse nuk plotësohet kjo kërkesë.

Gjithashtu lexo

Akomodim falas në Shkup për ndeshjen e Super Kupës Evropiane (FOTO)

Super Kupa Evropiane që do të luhet më 8 gusht në Shkup ndërmjet Real-Madrid dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *