Home / Lajme / Maqedoni / Vazhdojnë tensionet në BFI

Vazhdojnë tensionet në BFI

18 gusht – Muftiu i Shkupit, Taxhedin Bislimi nuk e pranon vendimin e Riasetit të Bashkësisë Fetare Islame (BFI) i cili të shtunën përmes një kumtese njoftoi suspendimin e tij prej funksionit Mufti i Muftinisë së Shkupit.
Ai thotë se, prej sot do të vazhdojë të shkoj në punë në BFI, sepse sipas tij vendimi i Riasetit është sjellur në një takim të fshehtë dhe vetëm me prezencën e personave që përkrahin kryetarin e BFI-së, Sulejman Rexhepin.
“ Unë do të vazhdojnë ta kryej detyrën si Mufti i Muftninisë së Shkupit. Në asnjë mënyrë nuk i pranoj përfudimet e takimeve të fshehta në të cilat nuk janë ftuar paraprakisht të gjithë anëtarët e Riasetit”, ka thënë Bislimi.
Në një komunikatë për media Riaseti i BFI-së njoftoi se në mbledhjen e mbajtur lidhur me ngjarjet në Myftininë e Shkupit ka sjellur këto konkluzione.

Sipas tyre bazuar me Kushtetutën e Maqedonisë çështja e Muraselës ( dhënia apo tërheqja e së njëjtës ) është e drejtë ekskluzive vetëm e Reis ul Ulemasë të Bashkësisë Fetare Islame në R.M.
“Riaseti i BFI-së në bazë të nenit 69 të Kushtetutës së Bashkësisë Fetare Islame në R.M konstatoi se çështja e Muraselës ( dhënia apo tërheqja e së njëjtës ) është e drejtë ekskluzive vetëm e Reis ul Ulemasë të Bashkësisë Fetare Islame në R.M”, thuhet në komunikatë.
Riaseti i BFI-së gjithashtu ka marrë vendimin për suspendimin e Taxhedin Bislimit prej funksionit Mufti i Muftinisë së Shkupit.

Gjithashtu lexo

Maqedoni, asnjë prioritet për librat që ofendojnë shqiptarët

Sensibilizimi i çështjes që ka të bëjë me përmbajtjet fyese dhe të pavërtetave historike nëpër …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *