Home / Lajme / Maqedoni / Zjarret kanë përfshirë Maqedoninë Lindore

Zjarret kanë përfshirë Maqedoninë Lindore

17 gusht – Në Maqedoni zjarret sot kanë përfsahirë rajonin e malit Bellasicë në lindje të vendit, njoftoi Qendra për Menaxhim me Kriza e Qeverisë në Shkup..

Siç bëhet ditur, ekipet e posaçme të zjarrëfikësve dhe Drejtorisë qeveritare për shpëtim janë në terren dhe po tentojnë të lokalizojnë një pjesë të terrenit që është përfshirë nga zjarri dhe flakët. QMK nuk ka bërë të ditur se sa hapësirë është djegur dhe është përfshirë në zjarrë. Ministria e Brendshme njoftoi se zjarri kishte përfshirë edhe një zonë në dalje të qytetit lindor të Kamenicës Maqedonase, ku është djegur një shtëpi, pylli rreth disa shtëpive, me ç`rast dy personat kanë marrë lëndime pasi që ishin përfshirë nga zjarri, por janë jashtë rrezikut pas mjekimit të tyre Qendrën Mjekësore të qytetit. .
Sipas Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK) dje pasdite zjarri ka përfshirë edhe rajonin e Gjevgjelisë dhe fshatin Smokvicë, ku janë djegur 250 hektarë tokë.

Gjithashtu lexo

Kuvendi duhet të votojë për shkarkim të Zvërlevskit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet të mbajë vazhdime të tre seancave midis të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *