Home / Lajme / Maqedoni / 65 popma benzine mbyllen nga Drejtoria e të Hyrave Pyblike

65 popma benzine mbyllen nga Drejtoria e të Hyrave Pyblike

Tetovë, 26 shtator-Këtyre ditëve inspektoriati I drejtorisë së të hyrave publike në nivel republikan gjatë kontrolleve të realizuara nëpër pompat e benzinës ka mbyllur 65 pompa në tërë teritorin e Republikes se Maqedonise ku inspektorët kanë konstatuar parregullësi ligjore.Kështu që gjatë ditës së sotme inpektorët e drejtorisë së të hyrave publike njësia rajonale në Tetovë, në mesin e disa pompave të benzinës kanë mbyllur edhe pompën e benzinës Hit Oil.Pronari I kësaj pompe Shpendim Kadriu, tha se nga fillimi me punë I kësaj popme është respektuar ligji për vendosje dhe dhënie të arkave fiskale.Sipas tij, gjatë kontrollit të inspektorëve njëri prej pistoletave të pompës për gaz për shkak të ngarkesës së programit kompjuteriok nuk ka punuar, e në ndërkohë dy vetura janë ndaluar nga inspektorët pa arkë fiskale dhe ky ka qenë shkaku I vendosjes së blombës.

Ai është I shqetësuar sepse për një muaj pa punë do të ngelin shumë të puënsuar në këtë ndërmarrje si dhe shpreson se inspektoriati nuk do të veprojë në mënyrë selektive por do të kontrollejë edhe pompat e tjera të benziës e veçanërisht pompat Makpetrol.Kadriu tha se ka dorëzuar ankesë por deri në momentin e dhënies së deklaratës nuk ka marrë përgjigje.Përndryshe pompa e benzinës është dënuar me 30 ditë mbyllje ndërsa gjoba që do të paguajë është një mijë euro për ndërmarrjen dhe 500 euro për drejtorin e Hit Oilit.
Në ndërkohë DHP ende zyrtarisht nuk ka dhënë të dhëna se sa objekte janë mbyllur gjatë aksionit të inspektorëve fiskal ditëve të fundit.
Urim Hasipi

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *