Home / Lajme / Maqedoni / BDSH: Proceset e montuara – Atentat kundër Marrëveshjes së Ohrit

BDSH: Proceset e montuara – Atentat kundër Marrëveshjes së Ohrit

29 shtator – Partia Bashkimi Demokratik Shqiptarë në një komunikatë për media thekson hapja e proceseve gjyqësore dhe heqja e imunitetit të deputetëve shqiptarë është atentat politik kundër marrëveshjes që përfundoi luftën e vitit 2001..
“Praktika e montimeve të proceseve gjyqësore kundër shqiptarëve në Maqedoni, e motivuar nga urrejtja etnike dhe fetare arriti kulmin me rihapjen e katër rasteve, të cilat, Gjykata e Hagës ia kishte kthyer prapësht Maqedonisë si të pabaza”, thuhet në deklaratës e BDSH..
BDSH vlerëson se katër rastet e kthyera nga Tribunali i Hagës është dashur të mbyllen sepse i mbulon Ligji për amnisti..
“Të irrituar nga fakti se Gjykata e Hagës nuk punoi sipas diktateve politike të autoriteteve të Shkupit, në vend që të hidhen në bërllok lëndët e konstruktuara, ato u transferuan në « kompetencat » e gjykatave vendore, në ato institucione që kanë përvojë të madhe dhe që janë të dëshmuara për vendimet politike antishqiptare”, theksohet në deklaratë.

Sipas BDSH-së për shtatë vite rresht pas përfundimit të luftës së vitit 2001 gjyqësia maqedonase ka shqiptuar dënime kundër ushtarëve të ish-UÇK-së dhe sot burgjet Maqedonase janë të mbushura plot e përplot me shqiptarë të pafajshëm.

Gjithashtu lexo

Grujoski dhe Boshkovski do të parabugosen, Jakimovski do të mbetet pa pasaportat e tij

Portali SDK bën të ditur se të akuzuarit e PSP-së në lëndët ”Fortesa” dhe ”Shënjestra”, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *