Home / Lajme / Maqedoni / Besimtarët myslimanë sot po festojnë Fitër Bajramin

Besimtarët myslimanë sot po festojnë Fitër Bajramin

30 shtator – Besimtarët myslimanë në mbarë botën po festojnë sot Fitër Bajramin. Në Shkup, Tiranë dhe Prishtinë janë organizuar manifestime madhështore.
Besimtarët myslimanë sot në mbarë botën po festojnë Fitër Bajramin, që pason pas mbarimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.
Mbi 1.5 miliardë myslimanë të botës, janë të lumtur dhe solidarë mes tyre, duke shprehur mirëqenie dhe tolerancë midis tyre.
Në Maqedoni falja e namazit të Fitër Bajramit u bë në mënyrë madhështore në xhaminë e Sulltan Muratit në Shkup, ku ishin të pranishëm personalitete të larta fetare dhe shtetërore.
Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni, Sulejman Rexhepi uroi sot besimtarët musliman me rastin e festës së Fitër Bajramit.
“Ky Bajram është festë e cila e shënon fundin e muajit të Ramazanit, muajit që paraqet periudhën më të ndritshme në kalendarin islamik gjatë të cilit të gjithë ne me ibadetet tona bëmë përpjekje që ti afrohemi sa më shumë Krijuesit tonë.”, theksoi Reisul Ulema hafiz Sulejman efendi Rexhepi.
Në Kosovë besimtarët myslimanë kremtuan dhe falën Fitër Bajramin në xhaminë e madhe “Sulltan Mehmet Fatih” në Prishtinë, ku kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava kërkoi nga populli unitet, solidaritet me të varfërit dhe mirëqenie dhe harmoni në këtë ditë të shenjtë.

Muftiu Tërnava u kërkoi besimtarëve që të angazhohen për një shoqëri të shëndoshë e më humane në Kosovë.
Besimtarët mysliman në Tiranë u tubuan për të falur namazin e Fitër Bajramit në xhaminë kryesore të “Et`hem Beut” në sheshin e kryeqytetit.
Kryetari i Komunitetit Musliman shqiptar haxhi Selim Muça ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë brenda dhe jashtë Shqipërisë, festën e Fitër Bajramit. Në mesazhin e urimit, Muça uron që kjo festë të sjellë me ndihmën e Zotit gëzim, devotshmëri dhe harmoni midis njerëzve.
Festa e Fitër Bajramit po festohet në tërë botën islame, ku nuk kanë munguar ceremonitë, solidariteti dhe humanizmi midis besimtarëve myslimanë.
Fitër Bajrami quhet dita e parë e muajit Shevval, hëna e të cilit lind pas përfundimit të muajit të Ramazanit. Mesazhe urimi me rastin e kësaj feste kanë bërë edhe personalitetet e larta politike dhe fetare në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, trevat tjera shqiptare si dhe në diasporë.

Gjithashtu lexo

Akomodim falas në Shkup për ndeshjen e Super Kupës Evropiane (FOTO)

Super Kupa Evropiane që do të luhet më 8 gusht në Shkup ndërmjet Real-Madrid dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *