Home / Lajme / Maqedoni / Dogana ngrit aktpadi penale kundër 46 nënpunësve të saj

Dogana ngrit aktpadi penale kundër 46 nënpunësve të saj

30 shtator – Drejtoria e Doganave të Maqedonia ka ngritur aktpadi penale ndaj 46 nënpunësve të doganës të pikës kufitare Deve Bair me Bullgarinë..
Sipas njoftimit të Drejtorisë së Doganave, doganierët dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Doganierët siç thuhet kanë lejuar që transportuesit të realizojnë transporte me mallëra mbingarkesë duke dëmtuar Ndërmarrjen Shtetërore Makedonija Pat. Ata kanë lejuar që me mbingarkesë të kalojnë dhe të hyjnë në territorin e Maqedonisë mbi 283 transprotues të rëndë..
Për këto maune transportuese nuk ishin siguruar leje për mbingarkesë apo transportim të jashtëzakonshëm nga ana e Makedonija Pat, detyrime që dalin nga ligji për komunikacionin publik.

Gjithashtu lexo

Maqedoni, asnjë prioritet për librat që ofendojnë shqiptarët

Sensibilizimi i çështjes që ka të bëjë me përmbajtjet fyese dhe të pavërtetave historike nëpër …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *