Home / Lajme / Maqedoni / DR:Hapja e rasteve të Hagës rrezikon proceset politike

DR:Hapja e rasteve të Hagës rrezikon proceset politike

30 shtator – Partia shqiptare Demokracia e Re ka shprehur shqetësimin lidhur me situatën e krijuar pas hapjes së rasteve të Hagës që si pasojë e sollën vendimin për paraburgimin e dy deputetëve shqiptarë..
Këshilli Nismëtar për themelimin e partisë Demokracia e Re, duke i vëzhguar rrjedhat e fundit në skenën politike në Maqedoni dhe situatën e krijuar pas hapjes së rasteve të Hagës që si pasojë e sollën vendimin për paraburgimin e dy deputetëve shqiptarë të Kuvendit të Maqedonisë, ngre shqetësimin e vet dhe shfaq indinjatën më të thellë ndaj këtyre zhvillimeve që kanë për qëllim deshtimin politik dhe juridik të shqiptarëve të Maqedonisë dhe të luftës së tyre të vitit 2001..
Demokracia e Re konsideron se veprimet e tilla jo vetëm që bien ndesh me Ligjin e amnistisë, të miratuar në vitin 2002, le që e nëpërkëmbin gjithë atë që u arrit me Marrëveshjen e Ohrit dhe le që e rrezikojnë gjithë atë që është arritur në tetë vitet e kaluara, por njëherazi paraqesin edhe zbmprapsje për të gjitha forcat progresive të brendshme të Republikës së Maqedonisë që bëjnë përpjekje maksimale që vendi ynë përfundimisht t’u bashkëngjitet organizatave relevante ndërkombëtare, si NATO dhe BE. Këto veprime i kthejnë prapa proceset, i rrënojnë marrëdhëniet edhe ashtu të brishta ndëretnike dhe hapin dilema shumë të rrezikshme për Maqedoninë dhe qytetarët e saj.

Në këtë situatë jotëlakmueshme, per shqiptarët, Demokracia e Re u bën thirrje të gjithë shqiptarëve që të reagojnë në mënyrë demokratike dhe institucionale dhe të gjithë së bashku ta ngremë zërin e arsyes që t’ua bëjmë me dije të gjithë faktorëve relevantë në vend se dinjiteti jonë është më i vlefshëm se tekat e secilit politikan dhe të secilës marrëveshje politike.
Me këtë rast Demokracia e Re i bën apel institucioneve relevante, si dhe koalicionit qeveritar, urgjentisht të ndërmarrin masa për tejkalimin e kësaj situate, që rastet e Hagës menjëherë të mbyllen, ndërsa deputetët e akuzuar të vazhdojne punen e tyre bankat e Kuvendit.
Po ashtu Demokracia e Re e fton edhe faktorin ndërkombëtar që, si pjesëmarrës dhe garant i Marrëveshjes së Ohrit, të ndihmojë për sanimin e situatës së krijuar dhe të asistojë që tash, kur Maqedonia është më afër se kurrë me NATO-n dhe BE-në, të mos kthehemi prapa dhe mos te zhvillojmë politika që gjenerojnë kriza poltike në vend.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *