Home / Lajme / Maqedoni / Koha e Kometës, një ëndër e realizuar e Blerim Destanit

Koha e Kometës, një ëndër e realizuar e Blerim Destanit

Tetovë, 04 shtator – Mbrëmja e së mërkurës në Tetovë do të mbahet mend gjatë.Për herë të parë ky qytet u ngjante qyteteve të mëdha si, Los Angelos Kan,Berlin etj.Ka zbarkuar në Tetovë premiera e filmit “Koha e Kometës” ku rolin kryesor e luan aktori tetovar Blerim Destani. Një ëndërr e realizuar e një djaloshi tetovar i cili me këtë film hapi dyert e tij, për t`u zhytur në botën e yjeve të filmave të Hollyëodit. Kështu është shprehur para premierës së filmit, aktori tetovar dhe shumë modest Blerim Destani, në brifingun me gazetarë. Viti 1914 është koha kur fuqitë e mëdha angazhojnë një princ austriak që të udhëheq me Shqipërinë. Këto vite të turbullta përshkruhen në librin e shkrimtarit të madh Ismail kadare me titull Viti i Mbrapsht, i cili tani më është transformuar në film të titull “Koha e Kometës.Regjisori fatmir…., thotë se përshtatja është bërë në mënyrë të përkryer sepse vetë filmi ka mesazh universal.”Unë jam i lumtur që Ralfi ka qenë pjesë e filmit tonë, edhe për nga natyra është një aktor dhe ka një karakter të veçantë, aty luan rolin e një komandanti austriak. Mund t`ju them se kemi bashkëpunuar në një harmoni të plotë edhe pse ai luan në shumë filma në Hollyëod .Nëse njerëzit dhe spektatorët e huaj do të japin mendimin pozitiv sepse filmi ka mesazh universal.Për mendimin tim përshtatja e Vitit të Mbrapsht në Kohën e Kometës si një fiksion i mbështetur në një temë dashurie, besoj se ka qenë zgjidhja e duhur e cila do të pëlqehet.Nuk përjashtoj mundësinë e bashkëpunimit edhe në të ardhmen.Ka qenë e thjesht dhe shumë kollaj të bashkëpunosh me Blerimin”, thotë regjisori Fatmir.Skishe se si të ishte më mirë për një djalosh i cili po ndërton një karierë të madhe. Emocione të papërshkrueshme , realizon ëndrrën e tij fëmijëorore, shfaq në vendlindjen e tij një film me përmasa botërore. Është vetë Blerim destani i cili performon rolin kryesor në film ku luan Shestanin.

“Për herë të parë ndjehem shumë i lumtur, realizohet një ëndër shumë e bukur, kam punuar tre vjet e gjysmë, arritëm që filmin ta shfaqim edhe para publikut tetovar. Jam dashuruar në këtë rol, se kam shumë ngjashmëri me Shestanin, është një djalosh i ri është në kërkim të fatit dhe kur lexova skenarin u dashurova në këtë rol, dhe jam i lumtur që e realizova.Kam pasur një rregjisor nga Shkup Refet Abazin me të cilin kam punuar gjashtë muaj dhe e falemenderoj për përgatitjet e mija. Jam i emocionuar sepse promovimi është në vendlindjen time. Jam tetovar dhe gëzohem, që premiera është në Tetovë dhe shpresoj se nuk do të jetë premiera e fundit. Çmimin që e kam marrë në Durrës, tregon se jemi në rrugë të drejtë, nuk ka më shumë kënaqësi që ai çmim na ka hapur dyert e Evropës”, shprehet aktori modest tetovar, i cili po hapëron drejt skenave botërore sepse sipas tij, në dhjetor e presin xhirime të reja, tani më me një regjisor Amerikan i cili realizon një projekt Amerikano- Gjerman. Ai është i vetëdijshëm se ka pasur përgjegjësi të madh sepse ka luajtur përkrah aktorëve të mëdhenj, por vëren më tej se kjo i ka dhënë një eksperiencë të madhe.” Është një ndjenjë e papërshkrueshme të luash me aktorë të huaj, ata kanë një eksperiencë të madhe, kanë kryer në shkollë të huaj, dhe unë jam një djalosh i ri që kam pasur fatin të luaj me këta aktorë të mëdhenj”, na thotë Blerimi i cili nuk nguron të përgjigjet në çdo pyetje dhe të fotografohet me se cilin. Është grandioze si për nga pamja po ashtu edh për nga karakteri, shumë e butë. Kënga në film që është realizuar është e këngëtares kosovare Zanfina Ismaili, e cila të mërkurën në mbrëmje ishte në premierën e filmit.
Para gazetarëve thotë se ishte kënaqësi të bashkëpunosh me Blerimin dhe me një staf shumë profesionalist.” “Është kënaqësi e madhe që të punohet me një ekip aq profesional, dhe me të huaj në këtë rast, me Blerim Destanin dhe është nderi im të jem këtu.
Në tetovë jam sikur të jem në një qytet të Kosovës.
Ka qenë përgjegjësi që të jem pjesë sepse gjithmonë është dashur të jem e gatshme për incizimin e këngës për xhirimin e video klipin, dhe në fund doli një punë mirë”, thotë Zanfina Ismaili.
Për të parë filmin, projektin më të madh filmik ndër shqiptarë, qendra e kulturës në Tetovë, kishte grumbulluar shumë njerëz të sferave të ndryshme, si nga ajo e politikës, profesorë, aktorë, gazetarë , akademik, ministra dhe shumë personalitete të njohura nga jeta publike në Maqedoni e më gjerë. Koha e Kometës gjatë ditëve në vijim do të shfaqet para publikut tetovar disa ditë më radhë në qendrën për kulturë në Tetovë.

Gjithashtu lexo

Akomodim falas në Shkup për ndeshjen e Super Kupës Evropiane (FOTO)

Super Kupa Evropiane që do të luhet më 8 gusht në Shkup ndërmjet Real-Madrid dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *