Home / Lajme / Maqedoni / Maqedonia synon liberalizimin e plotë të vizave

Maqedonia synon liberalizimin e plotë të vizave

2 gusht – Zëvendëskryeminstri i Maqedonisë për çështje evropiane, Ivica Bocevski deklaroi se qeveria është e përkushtuar që në vitin 2009 të bëhet liberalizimi i plotë i regjimit të vizave me BE-në..
“Qeveria e Maqedonisë është e përkushtuar plotësishtë dhe do t’i përdorë të gjitha resurset dhe energjinë e nevojshme për të zbatuar reformat, me qëllim që shteti ynë, vitin 2009 ta presë, si vend me regjim të lirë të vizave me BE-në”, deklaroi Bocevski..
Ai tha se Qeveria e Maqedonisë shpreson dhe qëndron pas asaj se, do t’i realizojë të gjitha reformat e domosdoshme për liberalizimin e plotë të regjimit të vizave.

“Me këtë do të kemi argument të fuqishëm para Bashkimit Evropian si dhe organeve të kësaj organizate të cilat duhet ta sjellin vendimin për liberalizimin e plotë të regjimit të vizave”, shtoi Bocevski..
Këto komente Bocevski i bëri me rastin e përfundimit të projektit për ndihmë teknike në Ministrinë e Punëve të Jashtme në vendosjen e sistemit informativ pranë Qendrës Kombëtare Viza (N-VIS).

Gjithashtu lexo

Grujoski dhe Boshkovski do të parabugosen, Jakimovski do të mbetet pa pasaportat e tij

Portali SDK bën të ditur se të akuzuarit e PSP-së në lëndët ”Fortesa” dhe ”Shënjestra”, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *