Home / Lajme / Maqedoni / MPJ e kënaqur me rrjedhën e procesit të demarkacionit

MPJ e kënaqur me rrjedhën e procesit të demarkacionit

2 shtator – Ministria e Punëve të Jashtme e RM-së shpreh kënaqësi nga përparimi i deritanishëm i procesit për shënimin e vijës kufitare mes Maqedonisë dhe Kosovës..
MPJ-ja, thekson se procesi i demarkacionit kufitar po lëviz sipas kornizave të konfirmuara të planit të Ahtisarit..
Lidhur me informatat në disa media, të bazuara në deklaratat e banorëve lokalë nga fshati kufitar Debëlde, MPJ-ja njofton se për demarkacionin është i obliguar Komisioni i prëzier zyrtar maqedono-kosovar, puna e të cilit përparon sipas dinamikës së paraparë dhe në pajtim me marrëveshjet ekzistuese ndërkombëtare, të cilat e trajtojnë këtë çështje.

Gjithashtu lexo

Vjedhje në Strugë, hajduti gjen çelësin nën qilim

Një hajdut nga Struga ka vjedhur në një shtëpi, pasi ai e ka hapur derën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *