Home / Lajme / Maqedoni / Nesër fillon festa e Fitër Bajramit

Nesër fillon festa e Fitër Bajramit

29 shtator – Pas 29 ditësh agjërim, lutje dhe bëmirësi në maksimum siç e parasheh ky muaj i begatshëm, muslimanët sot i japin fund agjërimit dhe përgatiten në mënyrën më të duhur që nesër ta presin festën e Fitër Bajramit..
Dita nesërme për besimtarët e konfesionit islam fillon me faljen e namazit të sabahut, kurse më vonë edhe me faljen e namazit të bajramit, që shënon edhe fillimin e festimit. .
Manifestimi qendror për kremtimin e festës fetare të Fitër Bjaramit, të martën, më 2 tetor organizohet në xhaminë Sulltan Murati në Shkup..
Ceremonia që do të transmetohet drejtpërsëdrejti në kanalin shqip të televizionit publik do të nisë në orët e hershme të mëngjesit, ndërsa riti i faljes së Bajramit drejtohet nga kreu i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë, haxhi Suleman Ef. Rexhepi..
Mesazhi i Bajramit do të transmetohet nga kori i nxënësve të medresesë “Isa Beu”, në katër gjuhë. Festa e Fitër Bajramit që zgjat tre ditë do të pasohet edhe me një sërë aktivitetesh të tjera, në vijim, që do të zhvendosen në qytete të ndryshme në vend.

Me rastin e Festës së Fitër Bajramit të gjitha partit shqiptare në Maqedoni, kanë përgëzuar sot besimtarët myslimanë..
Fitër Bajrami është festa e cila bëhet pas mbarimit të muajit të Ramazanit. Emri Fitër Bajram vjen nga ajo se myslimanët para ditës së bajramit shpërndajnë lëmoshë, solidarizohen me të varfrit, kështu për ta festuar së bashku këtë festë.

Gjithashtu lexo

Paraqiten si zyrtarë policor, rrahin dhe plaçkisin të riun nga Shkupi

Mbrëmë rreth orës 21:30 në rrugën “Përzhino” në Shkup, tre persona të panjohur e kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *