Home / Lajme / Maqedoni / Nxënësit shqiptarë në Kumanovë bojkotojnë mësimin

Nxënësit shqiptarë në Kumanovë bojkotojnë mësimin

Kumanovë, 3 shtator – Nxënësit shqiptarë të shkollës së mesme ekonomike në Kumanovë do të bojkotojnë mësimin nëse për dy javë nuk arrihet dislokimi i tyre në kazermën “Kristijan Karposh”.
Nxënësit e shkollës së mesme “Pero Nakov” kërkuan që autoritetet komunale dhe Ministria e Arsimit të vendos dislokimin e tyre në objektet e kazermës “Kristijan Karposh”, të cilët janë meremtuar dhe sistematizuar për vijimin e procesit mësimor. Sipas këshillit të prindërve, ish-ministri i Arsimit, Sulejman Rushiti i kishte premtuar prindërve dhe nxënësve që të vijojnë vitin e ri shkollor në objektet e përshtatura në kazermën e qytetit.
Rreth 24 paralele të mesme me mësim në gjuhën shqipe vijojnë mësimin në ambiente të papërshtatshme shkollore me tre orare ndërrimi në 10 klasa.

Nxënësit shqiptarë në shkollat e mesme shqipe u dislokuan në shkollat e mesme amë në Kumanovë menjëherë pas konfliktit të armatosur të vitit 2001, për shkak të evitimit të konflikteve dhe tensioneve që mund të ndodhnin midis nxënësve maqedonas dhe shqiptarë.

Gjithashtu lexo

Vjedhje në Strugë, hajduti gjen çelësin nën qilim

Një hajdut nga Struga ka vjedhur në një shtëpi, pasi ai e ka hapur derën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *