Home / Lajme / Maqedoni / Parlamenti shqyrton imunitetin e tre deputetëve shqiptarë

Parlamenti shqyrton imunitetin e tre deputetëve shqiptarë

26 shtator – Komisioni parlamentar për mandatet dhe imunitetin sot do të shqyrtojë kërkesën për heqjen ose jo të imunitetit deputetit të BDI-së, Talat Xhaferi.
Komisioni gjithashtu do të shqytojë edhe kërkesat për aprovimin e masës së paraburgimit për dy deputetët tjerë nga rradhët e BDI-së, Hisen Xhemaili, dhe Hajrulla Misini, njoftoi shërbimi për informim pranë Parlamentit të Maqedonisë
Deputeti Hisen Xhemaili dyshohet për rastin e keqtrajtimit të punëtorëve të Mavrovës, lëndë kjo që ka filluar procesoimin në Gjykatën Themelore të Shkupit.
Hajrulla Misini dyshohet për rastin “Penda e Likovës” së bashku me ish-ministrin e Bujqësisë, kuadër i BDI-së, Sadulla Duraku dhe disa persona tjerë.

Ndërkaqë, deputeti tjetër, Talat Xhaferi akuzohet dhe dyshohet për pjesëmarrje direkte në incidente, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Partitë shqiptare kanë reaguar ashpër ndaj hapjes së këtyre proceseve për të cilat vlerësojnë se vlen Ligji për amsiti.
Disa nga partit shqiptare mendojnë se hapja e këtyre proceseve në Maqedoni është e pa presedencë dhe në mënyrë të drejtëpërdrejtë cënon ligjin për amnesti, Marëveshjen e Ohrit dhe ndikon në tendosjen e mardhënieve ndëretnike.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *