Home / Lajme / Maqedoni / PDSH nuk komenton ndarjen e mundshme të partisë

PDSH nuk komenton ndarjen e mundshme të partisë

2 gusht – Partia Demokratike Shqiptar (PDSH) nuk komenton akoma lidhur me zërat për përçarjen e mundshme të partisë..
Zëdhënësi i PDSH-së, Veton Ibrahimi deklaroi se nuk kanë informacione dhe duhet të presin deri në fund të javës që ta sqarojnë situatën..
“Përderia nuk ka asgjë zyrtare, nuk do të komentojmë asgjë”, deklaroi Ibrahimi..
Nënkryetari aktual i Partisë Demokratike Shqiptare(PDSH), Imer Selmani pritet të jetë bartës i projektit për themelimin e një subjekti të ri politik shqiptar në Maqedoni.

Lajmi u bë i ditur për agjencinë e lajmeve INA, ku siç nënvizohet iniciativa për formimin e partisë së re do të shpallet gjatë javëve të ardhshme dhe do të ketë për bazë një pjesë të anëtarësisë së PDSH-së, e pakënaqur nga zgjedhjet e 1 qershorit..
Ish-ministri i Shëndetësisë, Imer Selmani paralajmërohet se do të grumbullojë rreth tij personalitete politike dhe publike, por nuk jepen hollësi lidhur me emrat e mundshëm..
Partia e re do të jetë parlamentare, pasi që Imer Selmani ka mandat të deputetit dhe ai pritet të ketë mbështetje më të gjërë.

Gjithashtu lexo

Maqedoni, asnjë prioritet për librat që ofendojnë shqiptarët

Sensibilizimi i çështjes që ka të bëjë me përmbajtjet fyese dhe të pavërtetave historike nëpër …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *