Home / Lajme / Maqedoni / PDSH: Qeveria të zgjidhë problemet me arsimin shqip

PDSH: Qeveria të zgjidhë problemet me arsimin shqip

Tetovë, 2 shtator – Partia Demokratike Shqiptare në një konferëncë për media kërkoi sqarime nga BDI se pse të rinjve shqiptarë nga Velesi edhe pas fillimit të vitit shkollor nuk ju lejohet mësim i në gjuhën e tyre amtare..
“Shkollimi në gjuhën amtare është e drejtë kushtetuese e çdo qytetari të Republikës së Maqedonisë, pra edhe qytetarëve shqiptarë. Me rastin e paraleles në mësim në gjuhën shqipe në Veles, kjo e drejtë kushtetuese për nxënësit shqiptarë të Velesit nuk vlen. Pyesim publikisht Ali Ahmetin dhe zv/ministren e Arsimit dhe Shkencës se pse të rinjve shqiptarë nga Velesi edhe pas fillimit të vitit shkollor nuk ju lejohet mësim i në gjuhën e tyre amtare?”, u tha sot në press- konferencën e PDSH-së..
PDSH thekson se Qeveria zhvillon qajse selektive ndaj arsimit shqip në Maqedoni..
“Nuk kemi asgjë kundër hapjes së paraleles dhe shkollës në fshatin Vitolishtë rajoni i Mariovës vetëm për një nxënës dhe për këtë arrihet që të motivojë materialisht mësimdhënësen që të udhëton çdo ditë nga 120 km, mirëpo na pengon qasja selektive e kësaj mase. Pyesim publikisht zv/ministren anonime të Arsimit dhe Shkencës, kuptohet nëse din të flet se: pse nuk përdoret e njëjta metodë për të motivuar materialisht edhe mësimdhënësit për paralelet në gjuhën shqipe në Veles?”, u theksua në press-konferencë.

Partia Demokratike Shqiptare kërkon që urgjentisht të merren të gjitha masat nga organet kompetente që në afat sa më të shkurtë të zgjidhen të gjitha problemet me arsimin shqip, me këtë rast të përmbushen obligimet kushtetuese, pra të gjithë të rinjtë të shfrytëzojnë të drejtën për arsim në gjuhën e tyre amtare..
Nga kjo parti theksojnë se nëse, Ali Ahmeti dhe BDI-ja nuk kanë aftësi që ti avancojnë të drejtat e shqiptarëve të paktën mos i dëmtojnë të arriturat e Partisë Demokratike Shqiptare.

Gjithashtu lexo

S’ka ndalesë për qarkullim në Simnicë, banorët frikësohen nga epidemitë

Nuk ka ndalesë për lëvizje e as masa të përkujdesit drejt fshatit Simnicë të Gostivarit, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *