Home / Lajme / Maqedoni / PDSH:Imer Selmani gaboi në vendimin e tij

PDSH:Imer Selmani gaboi në vendimin e tij

Tetovë, 4 shtator-Largimi I Imer Selmanit nga PDSH-ja është një gabim I madh I tij por ne si PDSH, nuk ia kontestojmë të drejtën që ai të mendoje dhe veproje ndryshe.Ky është qëndrimi I Partisë demokratike Shqiptare pas largimit të njërit prej nënkrytarëve të PDSH-së Imer Selmani.“Në shoqëritë demokratike kjo është e lejuar është legale, dhe ne nuk kemi asgjë kundër që ai të mendoje dhe të veprojë ndryshe por në këto momente ky vendim I tij është gabim I madh dhe nuk ka njoftuar organet e partisë.”, tha nënkryetari I PDSH-së Besim Dogani, gjatë një takimi me gazetarë të mërkurën në Tetovë.Ndryshe gjatë kësaj pres konference Dogani ka pyetur publikisht BDI-në dhe Ali Ahmetin pse tenton që të shkatërrojë institution për trashëgimi shpirtërore dhe kulturore të shqiptarëve të Maqedonisë, përse atij instituti I është bllokuar buxheti, përse punëtorëve të këtij instityuti nuk u jepen rroga, përse nuk lejohet që instituti të realizojë projekte paraprakisht të planifikuara dhe përse I njejti përjashtohet nga projektet ekzistuese.Sipas Doganit, gjatë vitit të kaluar PDSH-ja e themeloi institutin për trashëgimi kulturore dhe shpirtërore të shqiptarëve në maqedoni dhe me vendim të qeverisë atij ju ndanë 2 milion denarë për veprimtari kërkimore dhe shkencore.

”Me ardhjen e BDI-së në qeveri, filluan opstruksionet ndaj këtij instituti.Në muajin korrik të gjitha institutet I marrin mjetet financiare ndërsa instituti albanologjik anashkalohet pa asnjë arsyetim.Që paturpësia e BDI-së të jetë më e madhe të puënsuarit në institut 2 muaj ngelin pa rroga për shkka se ju bllokohet buxheti.Edhe pse drejtoresha disa herë është dejtuar edhe gojarisht edhe zyrtarisht ministrisë së arsimit por nuk ka marrë asnjë përgjigje”, deklaroi Dogani.Sipas tij, BDI, jo vetëm që I bën opstruksion këtij instituti por ia merë edhe kompetencat me rastin konkret për kremtimin e 78 vjetorit të lindjes së nënë terezës, kompetencat I jepen Stojan Trençovski, ndërsa për 100 vjetorin e kongresit të Manastirit, instituti albanologjik, përjashtohet nga këshilli për përgatitjen e 100 vjetorit të kësaj feste e në vend të tij emërohet Gane Todorovski, akademik maqedonas.”Opstruksionet e këtilla edhe nje herë vërtetojnë pohimin e partisë Demokratike shqiptare se BDI-ja shkatëron gjithçka, rënon vlerat shqiptare.Ne e dimë se Ali Ahmeti dhe BDI, nuk kanë kapacitete për të themeluar institucione të reja por të paktën mos ti shkatërrojnë ata institucione të cilët I themeloi PDSH-ja”, deklaroi Dogani.

Gjithashtu lexo

Akomodim falas në Shkup për ndeshjen e Super Kupës Evropiane (FOTO)

Super Kupa Evropiane që do të luhet më 8 gusht në Shkup ndërmjet Real-Madrid dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *