Home / Lajme / Maqedoni / PPD: Rastet e Hagës cënojnë stabilitetin e Maqedonisë

PPD: Rastet e Hagës cënojnë stabilitetin e Maqedonisë

26 shtator – Partia për Prosperitet Demokratik (PPD) vlerëson se procedimi i lëndëve të kthyera nga Haga ndikon në tendosjen e mardhënieve ndëretnike që paraqesin shtyllën kryesore të stabilitetit politik në Maqedoni.
“Hapja e këtyre proceseve në Maqedoni është pa presedencë, në mënyrë të drejtëpërdrejtë cënon ligjin për amnesti, Marëveshjen e Ohrit dhe ndikon në tendosjen e mardhënieve ndëretnike që paraqet shtyllën kryesore te stabilitetit politik të Maqedonisë si shtet”, thuhet në kumtesën e PPD-së.
Sipas kësaj partie Ligji i Amnestisë i miratuar nga Parlamenti i R. së Maqedonis; në vitin 2002 ka patur për qëllim të rikthejë paqën, kapërcimin e krizës në shtet, reintegrimin e personave të involvuar në këtë konflikt dhe kthimin sa më të shpejtë të tyre në shoqëri si qytetarë të lirë. E gjithë kjo është bërë në frymën e Marëveshjes së Ohrit me qëllim të arritjes së stabilitetit politik dhe ndëretnik në Maqedoni.
PPD pas analizave të bëra ka konstatuar se ligjit për amnesti vlen për të gjithë personat të cilët kanë përgatitur apo kryer vepra penale në lidhje me konfliktin e vitit 2001, si dhe për personat të cilët para vitit 2001 kanë ndërmarë aktivitete përkatëse rreth këtij konflikti.

“Amnestia nuk vlen për personat të cilët kanë kryer vepra penale kundër të drejtës humanitare ndërkombëtare lidhur me konfliktin e vitit 2001 për shkak se këto vepra penale janë në kompetencën e Tribunalit Ndërkombëtarë të Hagës.
Kompetencat dhe procedura e Gjykatës së Hagës janë të rregulluara me Statutin e Tribunalit i cili është pranuar nga këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Në nenin 9 të këtij Statuti në mes tjerash thuhet se: “Gjykata ndërkombëtare ka primat ndaj gjykatave nacionale, që do të thotë se jurisdikcioni nacional nuk mund ta përjashtojë jurisdikcionin ndërkombëtarë.”, thuhet në reagimin e PPD-së.
PPD vlerëson se fakti që Tribunali i Hagës nuk ngriti procedurë për këto raste është argument shumë i fuqishëm juridik dhe politik pse Maqedonisë nuk duhet të meret me këto raste.

Gjithashtu lexo

Grujoski dhe Boshkovski do të parabugosen, Jakimovski do të mbetet pa pasaportat e tij

Portali SDK bën të ditur se të akuzuarit e PSP-së në lëndët ”Fortesa” dhe ”Shënjestra”, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *