Home / Lajme / Maqedoni / Reagime për taksën e sigurimit në kufi me Maqedoninë

Reagime për taksën e sigurimit në kufi me Maqedoninë

4 shtator – Shqiptarët e Luginës së Preshevës shprehin reagime lidhur me vendosjen e taksës së sigurimit kufitar nga autoritetet e Maqedonisë në pikat kufitare.
Një pjesë e banorëve të Luginës së Preshevës dy ditët e fundit janë kthyer nga vendkalimi kufitar Tabanoc me Maqedoninë, pasi që janë njoftuar nga autoritetet doganore të Maqedonisë për vendosjen e takës së sigurimit në kufi.
“Kemi arritur në kufi dhe na është kërkuar që të paguajmë taksën e sigurimit dhe kjo është një goditje e rëndë për ne, pasi që vështirëson lëvizjen tonë të lirë në shtetin fqinj”, thekson Kelmend Ramadani nga Presheva.
Shumica e banorëve të Luginës së Preshevës theksojnë se kjo barrierë e re do të pengojë në masë të madhe lëvizjen e lirë të qytetarëve të kësaj zone për të udhëtuar në Maqedoni. “Ne kemi familje në të dyja anët e kufirit dhe kjo praktikë duhet të shmanget sidomos për vendbanimet kufitare në një distancë të afërt kufitare”, theksojnë banorë të Preshevës.

Taksa e re e sigurimit në Maqedoni që duhet të paguhet në kufi për një kalim është 3 euro, ndërsa për qëndrim më të zgjatur ajo është më e lartë.Kjo praktikë e re po aplikohet me hyrjen në fuqi të ligjit të ri për shtetasit e huaj, të cilët pavarësisht se nga cili vend janë janë të detyruar të paguajnë taksën e sigurimit.

Gjithashtu lexo

S’ka ndalesë për qarkullim në Simnicë, banorët frikësohen nga epidemitë

Nuk ka ndalesë për lëvizje e as masa të përkujdesit drejt fshatit Simnicë të Gostivarit, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *