Home / Lajme / Maqedoni / Ren: Së shpejti do të hiqen vizat për qytetarët e Maqedonisë

Ren: Së shpejti do të hiqen vizat për qytetarët e Maqedonisë

04 shtator – Maqedonia ka bërë përparim në përmbushjen e kushteve të vendosura për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE, tha Eurokomisioneri për Zgjerim Oli Ren pas takimit të sotëm me shefin e diplomacisë maqedonase, Antonio Miloshoski dhe z/kryeminstrin, Ivica Bocevski.
“Është bërë progres në reformimin e gjyqësisë dhe policisë, si dhe në përbushjen e tetë kritereve për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE. Mirëpo, sërish stabiliteti politik është fusha në të cilën duhet më shumë të punohet”, theksoi Ren në konferëncën për media.
Ren ka ftuar Maqedoninë të realizojë akoma reforma te reja të rëndësishme dhe të domosdoshme, që të mund të filloj negociatat për anëtarësim në BE.
Ai tha se Maqedonia ka bërë më së shumti nga vendet e rajonit për liberalizimit e vizave duke i plotësuar gati të gjitha kushtet e parapara nga Komisioni Evropian.
Sipas tij, qytetarët e Maqedonisë së shpejti do të mund të udhëtojnë në BE pa viza.

Ndërkaq, zëvedëskryeminsitri, Bocevski ka deklarlaruar se vendi ka realizuar 75 për qind të kushteve që janë vendosur si parakushte nga KE për marrjen e datës për fillimin e negociatave.
Bocevski theksoi se për proceset eurointegruese në Maqedoni ekziston konsenzus i plotë. Para këtij takimi zyrtarët e lartë maqedonas janë takuar edhe me nënkryetarin e KE-së, Zhak Baro. Në këtë takim është biseduar për liberalizimi e regjimit të vizave.
Ngjajshëm me qëndrimin e komisionerit Oli Ren, edhe Zhak Baro theksoi se Maqedonia mund të pres liberalizim të regjimit të vizave në vitin 2009.

Gjithashtu lexo

Paraqiten si zyrtarë policor, rrahin dhe plaçkisin të riun nga Shkupi

Mbrëmë rreth orës 21:30 në rrugën “Përzhino” në Shkup, tre persona të panjohur e kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *