Home / Lajme / Rajon / Sejdiu i gatshëm për takim me Tadiç

Sejdiu i gatshëm për takim me Tadiç

2 gusht – Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu ka shfaqur gatishmërinë e tij për takim me homologun serb Boris Tadiç, por vetëm me një prani, siç ka thënë, të rëndësishme ndërkombëtare..
Në një intervistë për BBC-në, presidenti tha se takimi me udhëheqësin serb do të mund të përqëndrohej vetëm në çështjet e fqinjësisë dhe të raporteve mes dy vendeve sovrane, duke kundërshtuar mundësinë e rihapjes së çështjes së statusit..
Zoti Sejdiu tha se UNMIK-u nuk është një partner që do të hyjë në ndërmjetësime të veçanta, por sipas tij ai së bashku me EULEX-in mund të lehtësojnë dhe të çtensionojnë marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Beogradit.

Presidenti i Kosovës tha se Serbia nuk mund të pengojë shtetet e ndryshme në njohjen e realitetit në Kosovë dhe shfaqi bindjen e tij se nisma e qeverisë së Serbisë për të shqyrtuar ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës nuk do të japë rezultat..
Presidenti kundërshtoi paralelet mes Kosovës dhe Osetisë Jugore dhe Abkhazisë, duke e cilësuar Kosovën si rast të veçantë dhe nënvizoi se Rusia ka hyrë në një situatë shumë të komplikuar..
Zoti Sejdiu ka përjashtuar çdo mundësi të përplasjeve me Serbinë, përfshirë edhe veriun e Kosovës, të cilin e cilësoi si pjesë integrale të Kosovës. Ai ka dekretuar të martën, përfaqësuesit e parë diplomatikë të Kosovës në dhjetë shtete të botës.

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *