Home / Lajme / Maqedoni / Sejdiu: Procesi i demarkacionit është duke ecur mbarë

Sejdiu: Procesi i demarkacionit është duke ecur mbarë

2 shtator – Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu deklaroi sot se procesi i demarkacionit kufitar ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë është duke ecur në rrugë të mbarë.
“Më vjen mirë që konstatimet që kemi dhënë, jo paragjykuese, por të analizave që kemi bërë më herët, janë të përputhshme edhe me zhvillimet e mëvonshme”, tha Presidenti.
Komisioni i qeverisë së Republikës së Kosovës për demarkacionin e kufirit si dhe ai i Maqedonisë, kanë filluar dje me shënjimin e vijës kufitare në zonën e Debelldeut, si zona më e ndjeshme, pasi që marrëveshja mes Shkupit dhe Beogradit e vitit 2001, i cenon të drejtën e pronës banorëve të këtij fshati në një sipërfaqe prej 420 hektarësh.

Sipas anëtarëve të komisionit për demarkacionit të kufirit, punët rreth shënjimit të vijës kufitare Kosovë – Maqedoni duhet të përfundojnë në mars të vitit 2009.Shumica e analistëve dhe përfaqësusve të partive politike në Maqedoni vlerësojnë se procesi i njohjes së Kosovës nga Maqedonia shkon paralelisht me procesin e përcaktimit të kufirit midis dy vendeve.

Gjithashtu lexo

S’ka ndalesë për qarkullim në Simnicë, banorët frikësohen nga epidemitë

Nuk ka ndalesë për lëvizje e as masa të përkujdesit drejt fshatit Simnicë të Gostivarit, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *