Home / Lajme / Maqedoni / Selmani zyrtarisht braktisi PDSH-në

Selmani zyrtarisht braktisi PDSH-në

4 shtator – mer Slemani sot edhe zyrtarisht tha se tërhiqet nga të gjitha organet partiake të PDSH-së, ndërsa gjatë ditës për këtë ka informuar kryetarin e partisë Menduh Thaçi.
“Unë publikisht sot e njoftoj opinionin se nga gjitha pozicionet që kam si nënkryetar partie, anëtar i Kuvendit Qendror, anëtar i Kryesisë Qendrore, jap dorëheqje për arsye se nuk korrespondon më veprimi i ri i imi politik me partinë në të cilën kam qenë anëtar dhe kam vepruar në 12 vitet e fundit. Kulminacioni i krejt situatës erdhi muajve të fundit dhe veçanërisht përfundimi i procesit zgjedhor dhe forma se si u menaxhuan zgjedhjet parlamentare të këtij viti. Definitivisht një pjesë bukur e madhe duke identifikuar së pari vetveten e pamë se nuk jemi pjesë e asaj partie, e cila kishim menduar se do të mundë ta ndryshojë situatën për shqiptarët në Maqedoni”, theksoi në një intervistë për Alsat, Imer Selmani.

Ai paralajmëroi se partia e re do të ketë edhe grupimin parlamentar në Parlamentin e Maqedonisë.
” Besoj se do të jemi shumë afër ose veç jemi më edhe në formimin e grupit parlamentar”, tha në intervistën për Alsat Imer Selmani.

Gjithashtu lexo

Akomodim falas në Shkup për ndeshjen e Super Kupës Evropiane (FOTO)

Super Kupa Evropiane që do të luhet më 8 gusht në Shkup ndërmjet Real-Madrid dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *