Home / Lajme / Maqedoni / Selmani:DR ka prioritet njohjen e Kosovës

Selmani:DR ka prioritet njohjen e Kosovës

26 shtator – Kryetari i Partisë Demokracia e Re, Imer Selmani ka mohuar të gjitha spekulimet e fundit që kanë për qëllim njollosjen e qëllimshme të këtij subjekti të ri shqiptar.
“Partia Demokracia e Re , është pjellë e realitetit të ri historik, është pjellë e nevojës për një demokraci të mirëfilltë, është pjellë e kërkesës suaj këtu si dhe e të gjithë atyre që iu bashkangjitën kësaj Partie qënjëherë e përgjithmonë të instalohet një mënyrë e re e veprimit demokratik, një mënyrë të cilën nuk e gjeni tek asnjë parti politike në Maqedoni (as shqiptare dhe as maqedonase)”, deklaroi Selmani, në një takim me anëtarësinë e re të kësaj partie me rastin e muajit të shenjtë tëRamazanit. Sipas tij, DR-ja do të jetë korrektor i partive aktuale shqiptare, tëcilat si[ theksoi ai “do t’i shkelin të drejtat elementare dhe demokratike të shqiptarëve, dhe do ta ngrejmë zërin për зdo abuzim në kurriz të popullit tonë, dhe në kurriz të gjendjes edhe ashtu të rëndë të tyre”. Selmani deklaroi se synimi parësor i subjektit të ri është presioni politik ndaj qeverisë së Maqedonisë, që sa më shpejtë të njihet pavarësia e Kosovës.

“Sepse vetë zvarritja e aktit të pranimit të Kosovës, po i kushton edhe marrëdhënieve bilaterale, fqinjësore si dhe atyre ekonomike, ngase lidhjet tona me vëllezërit tanë kosovarë, janë edhe familjare, edhe politike, por edhe ekonomike”, deklaroi kryetari i DR-së, Imer Selmani duke përmendur edhe prioritetet e tjera që kanë të bëjnë me ruajtjen e vlerave kombëtare dhe kultivimin e tyre.
Ai bëri të ditur se kësaj parti dita ditës po i bashkangjiten anëtarë të partive të tjera, por edhe ata që deri tani nuk janë ky[ur në asnjë parti politike. Selmani paralajmëroi edhe hapat e mëtejshme për krijimin e strukturave organizative, funksionale, debatet brendapartiake dhe forumet e ndryshme, etj.

Gjithashtu lexo

Grujoski dhe Boshkovski do të parabugosen, Jakimovski do të mbetet pa pasaportat e tij

Portali SDK bën të ditur se të akuzuarit e PSP-së në lëndët ”Fortesa” dhe ”Shënjestra”, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *