Home / Lajme / Maqedoni / Sllaveski: Inflacioni në vend është stabil

Sllaveski: Inflacioni në vend është stabil

3 shtator – Inflacioni në vend është stabil dhe nën kontroll dhe deri në fund të vitit nuk pritet që shkalla mujore të jetë më e lartë se 0,3 për qind, deklaroi ministri i Financave, Trajko Sllaveski..
“Ky është muaji i pestë në të cilin zhvendosja e inflacionit është rreth zeros. Inflacioni është stabil dhe është nën kontroll”, tha ministri Sllaveski në takimin me gazetarët..
Ai tha se të dhënat e Entit shtetëror të statistikës për lëvizjen e çmimeve me pakicë dhe shpenzimet e jetesës janë shumë inkurajuese. Që nga fillimi i vitit në janar ka rritje në raport me dhjetorin prej 1,6 për qind, ndërsa nga shkurti deri në qershor rreth zeros, respektivisht, 0,8 për qind në shkurt dhe në mars, 0,4 në prill , 0,2 në maj dhe 0,3 në qershor, ndërsa në korrik dhe në gusht ka rënie dhe atë prej 0,9 dhe 0,2 për qind.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *