Home / Lajme / Maqedoni / Spasenovski: Bujqit do ti marrin subvencionet

Spasenovski: Bujqit do ti marrin subvencionet

2 shtator – Rreth një miliardë denarë deri tani janë paguar nga gjithsej 45 milionë eurove të parapara për subvencionet e bujqve. Mbështetje sivjet do të marrin mbi 80 mijë bujq.
“Çdo euro e paraparë prej këtyre 45 milionëve do të përfundojnë në xhepat e bujqve, tha sot në konferencë për shtyp ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujrave Aco Spasenoski.
Për subvencionet e naftës deri më 31 gusht, aq sa zgjati afati, janë lajmëruar mbi 20 mijë bujq. Ata do t’i marrin paratë këtë muaj në bazë të sipërfaqeve të përpunuara.
Afati për dorëzimin e kërkesve për prodhime organike, tha Spasenovski, është vazhduar deri më 30 shtator, kurse për këtë kategori deri tani kanë aplikuar rreth 300 bujq.
Sipas ministrit, për sigurimin e të mbjelluarave mbështetje kanë kërkuar vetëm 120 prodhues.

Gjatë përgatitjeve për pagesën e subvencioneve për qumështin e dorëzuar në periudhën maj-qershor. Spasenovski edhe një herë përmendi se qumështoret janë të obliguara t’i dorëzojnë listat me sasitë e blera më së voni deri më 15 shtator.
Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve lidhur me çmimin e ulët blerës të domateve, Spasenovski pohoi se shteti nuk mund në mënyrë direkte të bën blerjen e prodhimeve, por me subvencione të siguruara i ndihmon bujqve të rrisin rentabilitetin.
“Do të vazhdojmë t’i promovojmë prodhimet dhe tepricat e tregut. Kjo praktikë ka kontribuar sivjet që prodhimtaria të rritet për 30 për qind në krahasim me vitin 2007, gjegjësisht për 50 deri 60 për qind në krahasim me vitin 2006”, tha Spasenovski.

Gjithashtu lexo

Maqedoni, asnjë prioritet për librat që ofendojnë shqiptarët

Sensibilizimi i çështjes që ka të bëjë me përmbajtjet fyese dhe të pavërtetave historike nëpër …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *