Home / Lajme / Maqedoni / Të burgosurit revoltë në burgun e Idrizovës

Të burgosurit revoltë në burgun e Idrizovës

Shkup, 04 shtator – Në burgun e Idrizovës mbrëmë vonë kanë ndodhur incidente dhe revoltë e një grupi të burgosurish.
Sipas njoftimit të Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve, një grup i të burgosurve në Idrizovë mbrëmë vonë ka shkelur rendin dhe qetësinë, duke thyer një pjesë të inventarit dhe drynin e derës së hyrjes.
Tensionet janë ulur pas bisedimeve midis autoriteteve të burgut dhe drejtuesve të revolës nga radhët e të burgosurve. “Pas bisedimeve janë ulur tensionet dhe të burgosurit kanë pranuar me qetësi që të kthehen në qelitë e tyre.Gjendja është stabilizuar dhe po hetohet për motivet e shpërthimit të revoltës”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti apel Maqedonisë: Përforconi luftën kundër terrorizmit

“Për shkak të trysnisë ushtarake të të ashtuquajturit Shteti Islam, në vitin 2016 Evropa ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *