Home / Lajme / Maqedoni / Turqia do të investojë 20 milionë euro në Maqedoni

Turqia do të investojë 20 milionë euro në Maqedoni

26 shtator – Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Nikolla Gruevski sot në Stamboll, Republika e Turqisë, do të nënshkruajë memorandum për bashkëpunim me kompaninë turke “Borteknik Otomotiv”, njoftoi shërbimi për informim pranë qeverisë.
Kompania turke me renome, në Maqedoni do të investojë 20 milionë euro në Zonën teknologjike industriale Shkup 1, ku planifikon për kohë sa më të shkurtë të fillojë me ndërtimin e fabrikës për prodhimin e profileve nga alumina për industrinë automobilistike dhe për zbatim në ndërtimtari. Kapaciteti duhet të fillojë me prodhim nga mesi i vitit të ardhshëm.

Me këtë investim, në Maqedoni për fillim do të hapen 100 punësime, ndërsa gjatë dy deri tre vitet e ardhshme duhet të vijojnë 200 punësime shtesë. Sipas planifikimit, eksporti do të jetë 100 milionë dollarë në vit.
Nga Qeveria njoftojnë se investimi i kompanisë “Borteknik Otomotiv” është investimi i parë i madh turk në Zonën teknologjike industriale Shkup 1, e njëheri ndoshta edhe investimi më i madh industrial turk në Republikën e Maqedonisë.

Gjithashtu lexo

Grujoski dhe Boshkovski do të parabugosen, Jakimovski do të mbetet pa pasaportat e tij

Portali SDK bën të ditur se të akuzuarit e PSP-së në lëndët ”Fortesa” dhe ”Shënjestra”, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *