Home / Lajme / Maqedoni / Urimet e fiter bajramit

Urimet e fiter bajramit

29 shtator – Kryetari i Partisë Bashkimi Demokratik Shqiptare(BDSH), Bardhyl Mahmuti nëpërmjet një telegrami uroi besimtarët islam me rastin e festës së Bajramit.
“Në emër të anëtarëve dhe simpatizantëve të Bashkimit Demokratik Shqiptar si dhe në emrin tim personal u urojmë Festën e Madhe të Bajramit duke ju dëshiruar të gjithë muslimanëve e veçanërisht atyre shqiptar që Allahu tua pranojë agjërimin, ibadetin dhe sakrificën e bërë gjatë muajit të Shenjtë të Ramazanit.Le të jetë ky Bajram i fundit në të cilën neve si shqiptar ende sakrifikojmë për realizimin e të drejtave tona kombëtare. Shpresojmë që Zoti i Madh do të pranojë të gjitha lutjet tonë për një jetë më të qetë dhe më të begatshme, ku harmonia dhe drejtësia do të sundojë në mesin tonë”, thuhet në ë telegramin urues të kryetarit të BDSH-së, Bardhyl Mahmuti. .
Kryetari i Partisë Bashkimi Demokratik Kombëtarë (BDK), Hysni Shaqiri nëpërmjet një telegrami uroi besimtarët islam me rastin e festës së Bajramit.
“Në emrin tim personal dhe në emër të Bashkimi Demokratik Kombëtarë (BDK),të gjith shqiptarëve të besimit islam dhe të gjith muslimanëve, ua uroj fetën e Fitër Bajramit, me shpresë se Zoti do të na i pranoj agjërimin dhe lutjet tona gjat muajit të shenjtë të Ramazanit..
Presidenti i Maqedonisë, Branko Cërvenkovski uron besimtarët musliman me rastin e festës së Fitër Bajramit.
“Në këtë festë të rëndësishme do të doja të theksoj se festimi gjatë festës së Bajramit jep një kontribut të veçantë në afirmimin shpirtëror, kulturor dhe nacional të Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni. Me afirmimin dhe kultivimin e pasurisë shpirtërore midis njerëzve si dhe respektimin e ndërsjelltë, humanizmin dhe solidaritetin, të gjithë kontribojmë bashkarisht për një të ardhme më të mirë dhe prosperitet të gjeneratave të tanishme dhe të ardhshme”, thuhet në mesazhin urues të presidentit Cërvenkovski..
Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni, Sulejman Rexhepi në mesazhin e tij uroi sot besimtarët musliman me rastin e festës së Fitër Bajramit.
“Bajram është festë e cila e shënon fundin e muajit të Ramazanit, muajit që paraqet periudhën më të ndritshme në kalendarin islamik gjatë të cilit të gjithë ne me ibadetet tona bëmë përpjekje që ti afrohemi sa më shumë Krijuesit tonë. Çdo çast i agjërimit tonë, çdo namaz dhe çdo lutje e jona në muajin që e lamë pas iu kushtuan Allahut, Sundimtarit Absolut të të gjitha botërave”, thuhet në mesazhin e Reisul Ulema hafiz Sulejman efendi Rexhepi.
Në mesazh theksohet se çdo besimtar islam duhet të jetojë në harmoni me vetvehten dhe me të tjerët, me miqtë e me shokët, me bashkëkombasit dhe me ata që janë të ndryshëm nga ai.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *