Home / Lajme / Maqedoni / Vazhdojnë mosmarrëveshjet mes Qeverisë dhe kompanisë EVN

Vazhdojnë mosmarrëveshjet mes Qeverisë dhe kompanisë EVN

3 shtator – EVN Maqedoni nuk pajtohet me konkluzionet e qeverisë se kompania nuk ka realizuar investimet e parashikuara me marrëveshjen për shit-blerjen e kompanisë..
Nga EVN pohojnë se kompania ka investuar në një infrastrukturë moderne në pajtim me dinamikën e vërtetuar..
Sipas tyre në sistemin energjetik në dy vitet e kaluara kanë investuar më shumë se që është investuar në dy dekadat e fundit..
“Për çfarëdo qoftë çëshjte të hapura për investimet, përderisa nuk gjehet zgjidhje me mjete juridike vendore do ti drejtohemi për ndihmë juridike Gjykatës së Arbitrazhit, ashtu sic parashikon edhe marrëveshja për shit-blerje të kompanisë”, theksojnë nga kompania për distribuim të energjisë elektrike EVN Maqedoni..
Qeveria e Maqedonisë kërcënon kompaninë EVN me gjobë prej 18 milion euro, për shkak të mos realizimit të investimeve të parashikuara..
Kompani austriake gjithashtu është shprehur kundër Ligjit për energjetik i cili u miratua ditë më parë nga Parlamenti i Maqedonisë. EVN deklaroi se Ligji për energjetikë i miratuar nga ana e Parlamentit të Maqedonisë është në kundërshtim me rregulloren e Komisionit Evropian..
Kompania austriake deklaroi për mediat se ligji në fjalë do të sjellë pasoja mbi kurrizin e qytetarëve të Maqedonisë .

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *