Home / Lajme / Maqedoni / Ahtisari: Shoqëria serbe duhet të ballafaqohet me pasojat

Ahtisari: Shoqëria serbe duhet të ballafaqohet me pasojat

15 tetor – Ish ndërmjetësi në procesin negociator dhe laureati i çmimit Nobel për paqe, Marti Ahtisari ka vlerësuar se Serbia ka refuzuar që ta shqyrtojë në mënyrë të ndershme historinë e konfliktit kosovar dhe se për këtë shkak duhet të bart pasojat.

Në intervistë për gazetën gjermane”Tagesshpigel” ai tha se është gabim të shënjohen Slobodan Milosheviqi dhe Ratko Mladiqi si fajtorë të vetëm për ngjarjet në ish Jugosllavi.

“Është krejt e gabuar të thuhet e Milosheviq dhe Mladiq ishin fajtorë të vetëm. Nëse një shoqëri vepron asisoj, sikur që veproi shoqëria serbe, ajo atëherë duhet të bart pasojat. Për këtë arsye, zgjidhja për Kosovën ka efekt, në radhe të parë parandalues. Kjo zgjidhje dërgon mesazhin e qartë: nëse një diktator , në cilindo vend, sillet keq ndaj qytetarëve te vet, atëherë kjo ka konsekuenca. Atëherë bashkësia ndërkombëtare ka përgjegjësinë që të intervenojë. Në këtë rast, kjo do të thotë pavarësi për Kosovën”, ka deklaruar Ahtisari.

Gjithashtu lexo

Grujoski dhe Boshkovski do të parabugosen, Jakimovski do të mbetet pa pasaportat e tij

Portali SDK bën të ditur se të akuzuarit e PSP-së në lëndët ”Fortesa” dhe ”Shënjestra”, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *