Home / Lajme / Maqedoni / Ecolog ndihmon 600 familje të varfëra

Ecolog ndihmon 600 familje të varfëra

Tetov, 6 tetor – Për festat e Bajramit përfaqësia e Ecolog-ut në Tetovë ndau ndihma financiare për afër 600 familjeve skamnore nga 300 dollarë.
Gjatë ditëve të fundit të Ramazanit në takime me familje nevojtarësh dhe shoqata humanitare morëm vesh se janë ndarë shumë ndihma nga Ecologu për skamnorët të cilat i ka shpërndarë filiala e Tetovës, si dhe një numër të madh ndihmash edhe ndërmjet shoqatave humanitare për listat e tyre të nevojtarëve, ndërsa nuk janë bërë publike aktivitetet humanitare të Ecologut në asnjë nga mediat e vendit.
Të shtyrë nga kurioziteti për tu informuar më detajisht, biseduam me shoqatën humanitare El Hilall dhe disa familje të cilët na njoftuan se Ecolog-u për shumë vite resht është donator dhe krah i shumë njerëzve në nevojë dhe familjeve të dëshmorëve.
Jonuz Rexhepi dhe Asllan Reshiti, sqaruan se pronarët e Ecologut nuk dëshirojnë të bëjnë publike aktivitetin e tyre humanitar, pasi me rëndësi është që ndihmat kanë shkuar te ata që kanë pasur nevojë.
Pasi nisem të largohemi pamë se njëri nga nëpunësit e zyrës së Tetovës ishte gati të niset për në Kosovë dhe patëm fatin të marrim disa sqarime. Nëpunësi i Ecologut në Tetovë, Zendel Shabani, që e njihnim edhe më herët, si ish-punëtor të zyrës së Sharr Turistit na sqaroi konkretisht në lidhje me aktivitetet humanitare të Ecolog-ut.

“Jam bërë gati të nisem për në Kosovë që ti përcjell një ndihmë për mbi 50 familjeve, shoqatës humanitare të Shtimjes e cila na ka përcjell listën e familjeve që kanë nevojë për ndihmë, dhe disa individë që i ndihmon Ecologu në çdo Bajram. Ndërsa në Tetovë dhe rrethinë kemi shpërndarë vetëm tani për festat e Bajramit, mbi 200,000 dollar amerikan për afër 600 familjeve”, sqaroi Shabani.
Ai na informoi se në çdo fshat Ekologu ka listat e familjeve skamnore, që nga vitet e kaluara dhe çdo vit i verifikon ndërsa gjatë vitit ndodhë që edhe të shtojmë njerëz ose edhe të heqin ndonjë që ka përmisuar gjendjen.Ecolog-u poashtu ka ndihmuar shumë shoqata humanitare në vend dhe në hapësirat shqiptare, ndërsa janë përfshirë të gjithë grupet në nevojë, si dëshmorët, familjet e varfra, fëmijët bonjak etj.
Kurioziteti ynë ishte edhe në lidhje me periudhat e aktiviteteve humanitare të Ecologut dhe konkretisht e pyetëm Zendel Shabanin, vetëm për Bajram, Ecologu bënë aktivitete të tilla humanitare?.
Nëpunësi i Ecologut na sqaroi se gjatë tërë vitit realizojnë aktivitete humanitare por të gjitha janë të kontrolluar, për shkak se ka lloj-lloj kërkesash dhe ato verifikohen dhe më në fund, në shumë raste, kërkesat e shumta të njerëzve i kontrollon edhe vet Lazim Destani dhe kur vërtetohet se janë të nevojshme, ne marrim pëlqimin për ti realizuar qofshin ato, mjekime, ndihma ekzistence, botime librash dhe lloj e lloj kërkesash tjera.
Aktivitete të ngjashme zhvillohen jo vetëm në filialen e Tetovës, por edhe të gjithë filialet tjera të Ecologut dhe se për shuma më të mëdha, vendos qendra e Ekologut në Düsseldorf apo ajo në Dubai. Qendra e Düsseldorfit lëshoi një ndihmë prej 100 mijë dollarësh për katastrofën e Gërdecit në xhirollogarinë e emergjencës në Gërde.
Përfaqësuesi i Ecologut Zendel Shabani tha se aktivitetet humanitare të Ecologut vazhdojnë, ndërsa qëllimi dhe misioni i Ecologut është që tu dal në ndihmë nevojtarëve.(INA)

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *