Home / Lajme / Maqedoni / Filloi vaksinimi kunder gripit

Filloi vaksinimi kunder gripit

15 tetor – Prej sot filloi imunizimi kunder gripit stinor, per cka jane furnizuar 39 mije vaksina.
Vaksinat jane regjistruar ne menyre te rregullt dhe Ministria garanton per cilesine e tyre. Vaksinimi do te kushtoje 400 denare dhe do te realizohet ne te gjitha entet per mbrojtje shendetesore neper vend dhe ne institucionet e autorizuara private shendetesore.
Gripi stinor eshte semundje virusale, qe perhapet permes rruges ajrore dhe njera prej masave me te mira parandaluese eshte vaksinimi kunder gripit. Vaksinimi vecanerisht u rekomandohet personave mbi moshen 65 vjece, femijeve deri ne moshen 7-vjece dhe kategorive te rrezikshme te popullates, sic jane: persona te semure kronike me semundje te zemres, semundje respiratore, diabet dhe persona me imunitet te zvogeluar.

Ne pajtim me rekomandimet e OBSH-se, vaksinimi kunder gripit behet ne muajt tetor dhe nentor, per shkak te fitimit me kohe te imunitetit te organizmit para paraqitjes se gripit stinor.
Masat parandaluese te cilat ndermerren kunder kesaj semundjeje jane masa te zakonshme te pergjithshme, si edhe per infektimet tjera virusale respiratore: pierje e pijeve te ngrohta, vitaminave, evitim te kontaktit me persona te semure.

Gjithashtu lexo

Maqedoni, asnjë prioritet për librat që ofendojnë shqiptarët

Sensibilizimi i çështjes që ka të bëjë me përmbajtjet fyese dhe të pavërtetave historike nëpër …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *