Home / Lajme / Maqedoni / Inicohet këshilli për preventivë

Inicohet këshilli për preventivë

Tetovë, 9 tetor-OSBE-ja në bashkëpunim me komunën e Tetovës mbajti një prezantim me temë “Këshilli Lokal për Preventivë”. Qëllimi I themelimit të këtij këshilli është se do të jetë metodë më e përshtatshme për rritjen e mirëbesimit dhe përmirësimit të partneritetit. Sekretarja e komunës së Tetovës Lejla Kadriu tha se në disa shtete në botë në mënyrë të sukseshme kanë përvetësuar metoda të ngjajshme ku çdo shtet duhet ta përshtatë konceptin në pajtim me kulturën e vendit.
Sipas saj, këshilli lokal për preventivë do të përqëndrohet në çështjet kryesore si, koordinimi I partnerëve lokal, diagnostikimi I problemeve në aspektin e sigurisë, hartimi I politikës dhe ndërtimi I strategjisë për zgjidhjen e problemeve lokale dhe nisja e planeve aksionare të përbashkëta me zgjidhje konklrete të mbështetura nga partnerët. Në këtë prezantim ishin të pranishëm edhe përfaqësues të komuniteteve fetare. .
Ajlin Kadriu

Gjithashtu lexo

Vjedhje në Strugë, hajduti gjen çelësin nën qilim

Një hajdut nga Struga ka vjedhur në një shtëpi, pasi ai e ka hapur derën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *