Home / Lajme / Maqedoni / Klinikat vetëm me një drejtor shqiptar

Klinikat vetëm me një drejtor shqiptar

18 tetor – Përfaqësimit proporcional i shqiptarëve në postet drejtuese në Qendrën e Klinikave në Shkup, mbetet një nga sfidat me të cilat duhet të ballafaqohet ministri aktual i Shëndetësisë, Bujar Osmani.
Megjithëse në këtë ministri deklarojnë se shqyrtimi i posteve drejtuese që do të bartin shqiptarët në klinika është në rrjedhë e sipër, aktualisht prej 25 klinikave, vetëm ajo e Stomatologjisë drejtohet nga drejtor shqiptarë, që ka mbetur nga qeverisja e kaluar mes VMRO-së dhe PDSH-së..
Në Ministrinë e Shëndetësisë mospërfaqësimin e drejtë të shqiptarëve në këto institucione e arsyetojnë me faktin se po hartojnë strategji, pas çka do të ketë përmirësime. Në Sektorin për informim të kësaj ministrie premtojnë se rezultate pozitive priten së shpejti..
“Që nga ardhja e ministrit Osmani në krye të kësaj ministrie punët në këtë drejtim kanë filluar të ndryshojnë për 360 shkallë, por rezultatet mund ti presim së shpejti. Ministri ka kërkuar listën e të gjithë drejtorëve dhe është duke hartuar strategji për emërimin e drejtorëve të rinj shqiptarë, të cilët do të udhëheqin me këto institucione”, thonë në Sektorin për marrëdhënien me publikun pranë Kabinetit të ministrit..
Gjithashtu, potencojnë se ka disa propozime për poste drejtuese të cilat po shqyrtohen me kujdes. “Ka disa propozime të cilat janë si alternativë për t’u emëruar si drejtor të rinj të këtyre institucioneve, por ato me kujdes janë duke u shqyrtuar, ku me siguri që ndonjëri prej tyre edhe duhet të emërohet. Punësime duhet të ketë edhe në trupin mjekësor, të cilët në masë të madhe do ta rrisin përfaqësimin adekuat të shqiptarëve”, theksojnë nga sektori për marrëdhënie më publikun. Ndryshe, përfaqësimi i ulët i shqiptarëve është shënuar edhe në pesë institutet dhe dy entet shëndetësore.

Gjithashtu lexo

S’ka ndalesë për qarkullim në Simnicë, banorët frikësohen nga epidemitë

Nuk ka ndalesë për lëvizje e as masa të përkujdesit drejt fshatit Simnicë të Gostivarit, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *