Home / Lajme / Maqedoni / Komuna e Zhelinës kundër rasteve të Hagës

Komuna e Zhelinës kundër rasteve të Hagës

Tetov, 6 tetor – Komuna e Zhelinës në rajonin e Tetovës është komuna e vetme komunë shqiptare që ka shprehur publikisht shqetësimin e qytetarëve të saj për procesuimin e lëndëve të Hagës..
Kryetari i kësaj komune, Qenan Aliu nëpërmjet një letre drejtuar gjykatësve dhe prokurorëve maqedonas, ka kërkuar që të njëjtit të mos bien pre e politikës ditore dhe me këtë të mbyllin katër rastet e Hagës..
“Shkelja e parë e Ligjit për amnistinë u praktikua nga gjykatat maqedonase që në prillin e vitit 2002 me ngritjen e akuzave të montuara ndaj dy qytetarëve të komunës tonë, Shkodran Idrizi dhe Fadil Ferati atëherë i mitur. Komuna e Zhelines dhe qytetarët e saj, të shqetësuar nga abuzimi juridik i organeve gjyqësore të vendit dhe duke e kuptuar thellë shqetësimin e familjeve të të pandehurve për ngritjen e serishme te akuzës, apelojmë në mënyrën më qytetëruese, drejtpërdrejtë, prokurorëve dhe gjyqtarëve të instrumentalizuar nga politika, që të ndërprejnë procesuimin e këtyre lëndëve”, thuhet në komunikatën e kryetarit Aliu.

Sipas tij, duhet të ndërpritet interpretimi arbitrar dhe jolegjitim i Ligjit për amnistinë dhe se ky ligj të vihet në rend dite në Parlamentin e Maqedonisë me qëllim të interpretimit të tij autentik..
“Vetëm Parlamenti ka mandatin të bëjë interpretimin autentik të ligjeve që nxjerr, e askush tjetër”, thuhet në thirrjen publike të Komunës zë Zhelinës.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *