Home / Lajme / Maqedoni / Komunat aplikojnë për grande

Komunat aplikojnë për grande

Tetovë, 9 tetor – Në Hotel Lirak në Tetovë u mbajtë sesioni informativ për kryetarët e komunave me titull “Konkursit për shpërblime komunale Maqedonia 2008”. Projekti për shpërblime komunale financohet nga Bashkimi Evropian dhe menaxhohet nga Delegacioni i Komisionit Evropian, icili u bën thirje 84 njësive vetëqeverisje lokale dhe qytetit të Shkupit që t’i dërgojnë aplokacionet e tyre ,të cilat i përshkruajnë projektet e implementuara , të cilat paraqesin më së miri arritjet e tyre në sferat e kompetencave të decentralizimit .

“BE do të përkrahë ato projekte që do të ndihmojnë në procesin e decentralizimit dhe zhvillimin më të madh local ekonomik të asaj komune. Kam vizituar shumë fshatra të tetovës dhe ato përballen me probleme të mëdha infrastrukturore, si me rrugët, kanalizimet, ujësjellësit, dhe në takimet tona me qeveritarët gjithmonë i potencojmë këto probleme, dhe kërkojnë që të ndërmeren hapa konkret për të ndryshuar këtë gjendje.Problem mjaft i madh në këto vendbanime është edhe gjendja e shkollave në këto fshatra, të cilat në shumë raste janë të mjerueshme, e unë ato i kamë parë gjatë zgjedhjevePër këtë projekt janë paraparë tri çmime 333,000 , 200.000 dhe 133.000 Euro.”, ka thene Fuere.
Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është deri në orën 16.00 e premte 5 dhjetor 2008.Ndërkaq vlerësimi i aplikacioneve të dorëzuara do të bazohet në parimet e transparencës dhe barazisë së trajtimit . Kjo do të xbatohet nga ana e vlerësuesëve të pavarur . Secili aplikacion i dorëzuar do të vlerësohet në bazë të kritereve të vlerësimit të përcaktuara në Udhëzimet për aplikuesit.Në takim ishte I pranishëm edhe euroambasadori I bashkimit evropian Ervan Fuere..
Ajlin Kadriu

Gjithashtu lexo

Paraqiten si zyrtarë policor, rrahin dhe plaçkisin të riun nga Shkupi

Mbrëmë rreth orës 21:30 në rrugën “Përzhino” në Shkup, tre persona të panjohur e kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *