Home / Lajme / Maqedoni / Milloshoski:Kosova e njeh emrin Maqedonisë

Milloshoski:Kosova e njeh emrin Maqedonisë

15 tetor – Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Antonio Milloshoski deklaroi se Kosova do t`i drejtohet Maqedonisë me emrin e saj kushtetues në marrëdhëniet diplomatike. “Sigurisht që Kosova do të na drejtohet me emrin kushtetues Republika e Maqedonisë”, deklaroi Milloshoski.
Ai tha se shpejti do të vendosen marrëdhëniet diplomatike midis Prishtinës dhe Shkupit. “Gjatë periudhës së ardhshme sapo të vërtetojmë të gjitha punët protokollare, Maqedonia dhe Kosova do të vendosin marrëdhënie diplomatike dhe kjo do të jetë një moment solemn për të dy vendet”, deklaroi shefi i diplomacisë Milloshoski. Sipas tij, kjo do t`i jap nxitje plotësuese marrëdhënieve dypalëshe, të cilat janë shumë të mira.

Shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Antonio Miloshoski deklaroi se Maqedonia është e përgatitur për kompromis lidhur çështjen e emrit, por jo me diktat dhe nënvlerësim. Miloshoski tha se parimi i vetëpërcaktimit kombëtar dhe zgjidhja e emrit është parim evropian dhe Qeveria Maqedonisë do ta mbrojë..
“Maqedonia asnjëherë nuk ka marrë guximin të imponojë emër për Greqinë se si do të quhet, e as Greqia nuk ka të drejtë ta diktojë zgjidhjen e emrit tonë kombëtar”, tha Miloshoski pas një takimi me zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Italisë Alfredo Mantika.
Ky i fundit theksoi se kontesti për emrin nuk duhet dhe nuk mund të paraqesë problem për Maqedoninë të hyjë në BE.

Gjithashtu lexo

Maqedoni, asnjë prioritet për librat që ofendojnë shqiptarët

Sensibilizimi i çështjes që ka të bëjë me përmbajtjet fyese dhe të pavërtetave historike nëpër …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *